Çmimi i tokave, ndryshime rrënjësore në zonat rurale dhe qytetet e mëdha

Postuar në 06 Gusht, 2012 04:37

 

Çmimet e tokave do të ndryshojnë dhe një grup ekspertësh është duke përgatitur dhe hartën e re të tyre. Sipas tyre ndryshime më të ndjeshme çmimesh do të jenë në kryeqytet dhe në disa zona ku mendohet që ka fryrje të çmimeve, në krahasim me vlerën reale. 

E përditshma "MAPO" shkruan se do të jenë kryesisht çmimet e tokave në zonat rurale që do të preken nga ndryshimet rrënjësore, pasi çmimet referuese janë krejtësisht të pavërteta, sepse ishin vendosur sipas dëshirës së pronarit. Sipas të dhënave, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka fituar një lloj stabiliteti përsa i përket luhatjes së çmimeve, duke i dhënë mundësi ekspertëve të nxjerrin çmimet reale për kompensim. Qeveria ka bërë të ditur se nga viti 2013 do të hartohet dhe do të përdoret gradualisht harta e vlerës së tokës. Ndërsa në vitin 2014, ajo do të jetë në funksion të plotë. Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.