Grupe polake kundër koncertit të Madonna në Varshavë

Grupët katolike dhe veterane në Poloni protestojnë kundër koncertit të Madonës pasi përkon me përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës. Ata i kërkojnë biletashitësit të bojkotojnë koncertin e sotëm, i cili vjen 68 vjet pas nisjes së revoltës në qytet kudër pushtimit nazist. Organizatorët e koncertit kanë rënë dakord që të tregojnë një klip të vogël për ngjarjet e 1944. Çdo vit, polakët përkujtojnë 200 mijë viktimat e kryengritjes.
Një organizate katolike tha se 50 mijë njerëz kanë firmosur në fushatës "Mos shko të shohësh Madonna". Ata akuzojnë Madonnë se ka fyer besimin e tyre, teksa ajo ka përdorur pamje të djegies së kryqit duke e akuzuar se ajo promovon pornografi dhe devijim seksual.
Albanian Screen
Add new comment