Arkiv-Lajme të përditësuara

Maqedoni, protesta për Ban Ki Mun: Angazhim për çështjen e emrit

Postuar në 25 Korrik, 2012 11:39

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka paralajmëruar se do të angazhohet personalisht tek autoritetet greke për të përshpejtuar procesin e zgjidhjes së emrit dhe për respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këtë qëndrim, Ki-Moon ia ka përcjellë edhe presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, në takimin që kanë realizuar sot në Ohër. 

“Peugeot” regjistron humbje kolosale

Postuar në 25 Korrik, 2012 11:34

Kompania e dytë më e madhe automobilistike në Europë dhe e para në Francë, “Peugeot”, raportoi për 819 milionë euro humbje në gjysmën e parë të vitit, në të njëjtën kohë që paraqiti një plan shkurtimesh prej 1,5 miliardësh. 

Sipas spekulimeve të disa mediave franceze, nëse situata nuk do të përmirësohet së shpejti, atëherë grupi “Peugeot-Citroen” mund të përballet me rrezikun e falimentimit.

Britani e Madhe, thellohet recesioni

Postuar në 25 Korrik, 2012 11:33

Recesioni në Britaninë e Madhe është thelluar, treguan të dhënat e fundit zyrtare, ndërsa në tremujorin midis prillit dhe qershorit është regjistruar një rënie prej 0,7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

Kontraktimi është shumë më i thellë se parashikimet dhe tkurrja e 0,3% e tremujorit të parë, çka bën që ekonomia britanike të jetë tkurrur me 1% në gjashtë muajt e parë të vitit.

Zyra Kombëtare e Statistikave fajësoi për këtë rënie ngadalësimin e dukshëm në sektorin e ndërtimit.

Tregtia e jashtme bilanc negativ, thellohet defiçiti tregtar

Postuar në 25 Korrik, 2012 04:13

Bilanci i tregtisë me jashtë gjatë muajit qershor ka rezultuar negativ. Deficiti tregtar është thelluar, ai ka shënuar rritje me 13 për qind. Kjo erdhi pasi vendi ynë eksportoi më pak mallra  në vendet e BE-së dhe vendet partnere tregtare. 

Turqia mbyll kufijtë me Sirinë

Postuar në 25 Korrik, 2012 04:08

 Forcat e regjimit sirian po vijojnë sulmet ndaj rebelëve të opozitës në Alepo. Zyrtarët turkë, ndërkaq, njoftuan se po mbyllen kufijtë e shtetit me Sirinë për shkak të dhunës. 

Raportet nga Ankaraja thonë se Turqia do t’i mbyll të gjitha pikat kufitare me Sirinë për të ndaluar kalimin e automjeteve nga njëri shtet në tjetrin, raporton REL. 

Reuters: Duhet një ristrukturim i ri i borxhit të Greqisë

Postuar në 25 Korrik, 2012 04:05

Ndërkohë që specialistët e Trojkës ndodhen tashmë në Greqi për vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare, paralajmërim tepër negativ vjen nga një publikim i agjencisë Reuters, i cili iu referohet tre zyrtarëve të BE. 

“Greqia nuk do të jetë në gjendje të paguajë detyrimet dhe ka të ngjarë të jetë i nevojshëm një ristrukturim i mëtejshëm i borxhit”, shkruan Reuters, duke sqaruar se kjo kosto do të duhet të bjerë mbi Bankën Qendrore Evropiane dhe qeveritë e vendeve të eurozonës. 

FMN: Eurozona, rrezik për Kinën

Postuar në 25 Korrik, 2012 04:03

 

Korçë, skandali me veprat e qeramikës, policia nis hetimet intensive

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:46

Në qytetin antik të Butrintit në Jug të Shqipërisë, këtë vit janë ekspozuar për vizitorët disa mozaikë, të cilët zbulohen për herë të parë. Mozaikët janë kryesisht të periudhës romake dhe përfshijnë hapësira të gjera në disa monumente.
Mozaikët po tërheqin vëmendjen e disa mijëra turistëve që vizitojnë Parkun Kombëtar në këtë periudhë turistike. Specialisti i Institutit të Monumenteve të Kulturës në Shqipëri, Agron Islami, i cili po merret me punimet,  thotë për "Zërin e Amerikës" se në Butrint janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë.

Siri, plasin revoltat në burgje. 9 të vdekur

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:25

Trupat ushtarake siriane vazhdojnë përleshjet me rebelët në Damask e Aleppo në përpjekje për të rimarrë kontrollin në zonat ku nuk e kanë më. Në Aleppo e Homs janë rregjistruar edhe revolta në burgje dhe përpjekje për arratisje. 

Aktivistët thanë se nëntë të burgosur vdiqën të djegur gjatë një rebelimi në burgun e Aleppos. Ata thanë gjithashtu se forcat e sigurisë kanë kërcënuar se do të mësyjnë në burgun e Homsit. 

Trojka sot në Greqi, fillon vlerësimin për këstin 31 mld euro

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:20

Mes presionit të Brukselit dhe Berlinit që paralajmërojnë se kësti i ardhshëm i kredisë për Greqinë nuk do të lirohet para shtatorit, deklaratave gjermane për dalje të Greqisë nga euro dhe pasigurive që shkaktoi publikimi i Spiegel sipas të cilit, FMN nuk ka ndërmend të japë para më shumë në Greqi, mbërrin sot në Athinë ekipi i Trojkës, ndërkohë që ekipi ekonomik grek po lufton për të mbyllur paketën prej 11.5 miliardë euro. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara