Korçë, skandali me veprat e qeramikës, policia nis hetimet intensive

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:46

Në qytetin antik të Butrintit në Jug të Shqipërisë, këtë vit janë ekspozuar për vizitorët disa mozaikë, të cilët zbulohen për herë të parë. Mozaikët janë kryesisht të periudhës romake dhe përfshijnë hapësira të gjera në disa monumente.
Mozaikët po tërheqin vëmendjen e disa mijëra turistëve që vizitojnë Parkun Kombëtar në këtë periudhë turistike. Specialisti i Institutit të Monumenteve të Kulturës në Shqipëri, Agron Islami, i cili po merret me punimet,  thotë për "Zërin e Amerikës" se në Butrint janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë.

Në Butrint shumica e mozaikëve mbahen të mbuluar me një shtrese rëre për ti ruajtur ata sidomos nga uji, i cili gjatë vjeshtës dhe dimrit përmbyt mjaft prej zonave të monumenteve. Islami thotë se pjesët e zbuluara  të mozaikëve janë pritur mjaft mirë nga vizitorët si vendas edhe të huaj.

Butrinti është një nga qendrat arkeologjike dhe natyrore më të vizituara të Shqipërisë. Rreth 80 mijë vizitorë ishin vitin e shkuar në këtë pasuri kulturore e cila mbrohet nga UNESCO, ndërsa ritmi i turistëve këtë vit vlerësohet më i lartë.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by engjell (not verified) on

<p>Ore po shikoni titujt a shkrimeve ,ç&#39;beni keshtu ,ç&#39; l9idhje ka policia me mozaiket !?! &nbsp;Keni harruar te vet kontrolloheni !&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.