Arkiv-Lajme të përditësuara
Moody’s:Gjermania në vorbullën e krizës
Në fund të një tjetër dite për t’u harruar për tregjet ndërkombëtare, agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s rishikon qendrimin për vendet e Eurozonës dhe sipas agjencisë, tanimë edhe Gjermania rrezikon.
Bashkëshortja e ambasadorit realizon fjalorin e parë japonisht-shqip
Bashkëshortja e ambasadorit shqiptar në Japoni sapo ka përfunduar fjalorin e parë japonisht- shqip. Sipas medias japoneze, "Daily Yomiuri Online", Reko Dida, sapo i ka dhënë dritë botimit të fjalorit që përmban 13 mijë fjalë.
47-vjeçarja ka vizituar për herë të parë Japoninë në 1996, bashkë me të shoqin, që në atë kohë ishte një studiuese e cila vijoi studimet në universitetin Tohoku në Sendai. Ajo nisi të studiojë në gjuhën japoneze, dhe nuk kishte fjalor japonisht- shqip për shkak të politikës së izolimit të komunizmit.
Apeli i Ligës Arabe: Al Assad të largohet
Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe i kanë bërë thirrje presidentit sirian Bashar al Assad të largohet nga pushteti dhe i kanë ofruar atij dhe familjes mbrojtje për largimin nga vendi. Liga i ka bërë thirrje edhe forcave opozitare të formojnë një qeveri tranzicioni. Megjithatë Libani fqinj thotë se thirrjet kanë rënë në vesh të shurdhët, raporton BBC.
Investimet e huaja anashkalojnë shqiptarët në Maqedoni
Qeveria e Maqedonisë po vazhdon edhe më tej praktikën e koncentrimit të investimeve të huaja vetëm në territoret e banuara nga joshqiptarë, duke shtuar papunësinë mes shqiptarëve dhe humbjen e shpresës së tyre, duke i detyruar ata që të largohen nga vendlindja. Kështu ka reaguar dje Rilindja Demokratike Kombëtare.
Spiegel: FMN s'jep më para, në shtator Greqia del nga euro
"FMN ka njoftuar udhëheqjen e BE se nuk do të marrë pjesë në ndihmën e mëtejshme për Greqinë".
40 % pagesa nën dorë
Në anketën e fundit të “Biznes Albania” me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO rezulton se rreth 40 përqind e biznesve japin para nën dorë tek nënpunësit e shtetit për të mbaruara punë shpejt dhe pa zhurmë.
Ndërkohe 53 përqind e bizneseve të pyetura thonë se mënyra më mirë të bësh biznes është pagesa e detyrime të deklaruara ndaj shtetit dhe se nuk shohin zgjidhje tjetër përvec saj.
Fëmijët shqiptarë, 19% të ushqyer keq
Plot 19 për qind e fëmijëve shqiptarë nga Jugu në Veri të vendit rezultojnë të jenë të kequshqyer. Statistikat janë zyrtare dhe u konfirmuan edhe njëherë këtë vit nga Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEF. Të njëjtat rezultate u dhanë tre vjet më parë edhe nga studimi demografik i realizuar prej Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, në bashkëpunim me INSTAT, USAID, UNICEF, AECID, UNFPA, OBSH dhe kooperacioni zviceran.
Përqindja e fëmijëve shqiptarë të ushqyer keq, ka mbetur e pandryshuar këto pesë vitet e fundit.
Panairi artizanal, 60 gra ekspozojnë punimet
Qëndisma, çentro, punime në baltë të zbukuruara me motive kombëtare, kostume popullore tradicionale, punime në avëlmend, gjithçka e punuar me dorë, është sjellë me mjeshtëri e finesë nga 60 gra e vajza në panairin kombëtar të prodhimeve artizanale në qytetin e Pogradecit. Janë 40 artizane që prej vitesh mbajnë familjet e tyre me shitjen e punimeve të dorës duke kontribuar kështu edhe në ruajtjen e kësaj tradite .
Nikoliç paralajmëron luftë për marrjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç nuk e ka përjashtuar opsionin e luftës për "ta kthyer Kosovën?, nëse sikurse është shprehur ai për mediat serbe kjo i "imponohet nga Prishtina dhe kryeministri Hashim Thaçi".
Kukës, protestë për ujin e pijshëm
Qindra banorë të qytetit të Kukësit, por edhe fshatrave rreth tij,kanë protestuar të premten përpara institucioneve shtetërore si Bashkia, Prefektura dhe Këshilli i Qarkut për mungesën e ujit të pijshëm.
Të udhëhequr edhe nga opozita,e cila vetëm një ditë më parë paralajmëroi ndërmarjen e iniciativave të tilla,në këtë protestë është kërkuar që uji të mbërrijë në çezmat e konsumatorëve pasi prej kohësh detyrohen të blejnë ujin ose ta mbushin atë në vendburime, të cilat nuk dihet nëse janë të sigurta apo jo.