Arkiv-Lajme të përditësuara
Nëpunësit nuk respektojnë oraret. Rradhë në zyrat e aplikimit per karta e pasaporta
Zyrat e aplikimit të kartave dhe pasaportave biometrike në Kukës pothuajse nuk ekzistojnë. Oraret e punës nuk respektohen fare ndërkohë që punonjësit sa vijnë dhe shkurtohen duke punuar me orar të reduktuar në zyra paralele. Në zyrën e aplikimit në qytetin e Kukësit, tashmë orari i punës nuk nis në orën 08:00, por ai shtyhet çdo ditë, duke bërë që shumë aplikantë të enden rrugëve për ditë të tëra.
Paketat e "varfëra" shqiptare
Krahas destinacioneve të huaja, agjencitë turistike po marrin gjithnjë e më shumë në konsideratë edhe turizmin vendas.
Marshim kundër Islamit. Përleshje në Bristol
Janë shënuar përleshje dhe përplasje të izoluara mes policisë dhe demonstruesve që mbështesin të djathtën ekstreme në qytetin jugperëndimor anglez të Bristolit gjatë një marshimi kundër ndikimit të Islamit. Rreth 300 mbështetës të Lidhjes në Mbrojtje të Anglisë marshuan kundër asaj që organizata e djathtë e quan "Islamifikim" të qytetit.
Alarm për gjakun, Kryqi i Kuq: Vetëm një dhurim në dy javë
Mungesa e theksuar e dhurimeve të gjakut për këtë muaj ka alarmuar Kryqin e Kuq Shqiptar. Përfaqësuesia e kësaj organizate, Antigoni Gjysti thotë se vetëm një dhurim është kryer këto dy javë ndërkohë, që dhe rezervat janë drejt fundit. Ajo thekson se nga grupet negative të gjakut, të cilat janë dhe më të rralla nuk ka mbetur asnjë rezervë.
Fund embargos, anija amerikane çon ndihma në Kubë
Një anije mallrash e ngarkuar me ushqime dhe produkte të ndihmës humanitare mbërriti në Havanë pas nisjes nga Miami, duke u bërë anija e parë që drejtpërdrejt bashkon dy portet në më shumë se një gjysmë shekulli. "Ana Cecilia" çoi produkte të shportës bazë por dhe mjekime, veshje e mobilje të dërguara nga familjet në Miami për të afërmit e tyre që jetojnë në Kubë. Udhëtimi i dha fund një pezullimi 50-vjeçar pas vendosjes së embargos amerikane. Në portin e ishullit me rreth 1 milion banorë, njerëzit ishin rreshtuar në skelën e portit në pritje të ndihmave.
Kundër kursimeve, protestuesit spanjollë përleshen me policinë
Teksa dalin sërish rrugëve për të protestuar kundër masave të kursimit, dhjetra njerëz janë përleshur me forcat e policisë rrugëve të Madridit. Ata i kërkuan qeverisë të jepte dorëheqjen, duke i cilësuar ministrat si hajdutë për rritjen e taksave dhe uljen e pagave.
Masakrohen 200 vetë në Siri, ushtria përdor tanke e helikopterë
-Komuniteti ndërkombëtar hedh dyshimin për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë nga forcat e regjimit në Siri, ndërsa nga vendi mbërrijnë pamje shokuese të një masakre të tmerrshme. Sipas Wall Street Journal, forcat e armatosura siriane kanë filluar të zhvendosin sasi të mëdha të arsenalit të madh të armëve kimike në dispozicion.
Trojka: Greqia nuk ka përmbushur 210, nga 300 objektiva
Raporti i përkohshëm i Treshes për zbatimin e reformave në Greqi, përshkruan një situatë të keqe në vend, sipas gazetës gjermane Rheinische Post, që ka zbuluar këtë raport.
Sipas raportit, qeveria greke nuk ka përmbushur 210, nga rreth 300 objektiva që janë të vendosur. Sidomos për privatizimet dhe luftën ndaj evazionit, Athina është shumë prapa objektivit me vetëm dy privatizime me vlerë të ulët gjatë këtij viti, thuhet në raport.
Masat e kursimit, protesta në Spanjë
Qindra punëtorë të sektorit publik në Spanjë dolën gjatë ditës në rrugët e Madridit për të protestuar kundër shkurtimeve në shpenzimet qeveritare, ndërsa unionet tregtare kërcënuan me shtimin e grevave dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër masave kursyese.
Protesta të ngjashme janë organizuar në të gjithë vendin. Ato kryhen pas mbajtjes së disa demostratave, më e madhja prej të cilave mblodhi rreth 4 mijë njerëz në rrugët e kryeqytetit spanjoll gjatë kësaj jave. Unionet pritet të mbajnë protesta kombëtare më 19 korrik.
Pensionet, PS: Nuk ka rritje, por indeksim
Partia Socialiste ka reaguar sot në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pensioneve në vend. Sipas sekretarit për programin në PS, Ilir Beqja, ajo c’ka në të vërtetë po ndodh me pensionet, nuk është një rritje, por një indeksim i tyre.