Kundër kursimeve, protestuesit spanjollë përleshen me policinë

Teksa dalin sërish rrugëve për të protestuar kundër masave të kursimit, dhjetra njerëz janë përleshur me forcat e policisë rrugëve të Madridit. Ata i kërkuan qeverisë të jepte dorëheqjen, duke i cilësuar ministrat si hajdutë për rritjen e taksave dhe uljen e pagave.
Protestuesit akuzojnë kryeministrin Mariano Rajoy se ka bërë prioritet interesat e bankierëve dhe bizneseve të mëdha përpara njerëzve të zakonshëm. Agjencia e lajmeve, AFP bën të ditur se të paktën 3 persona janë arrestuar. Autoritetet synojnë që me shkurtimet buxhetore të kursejnë 65 mld euro. Zv/kryeministrja Moraya Saenz de Santamaria tha se ajo e kuptonte zemërimin e njerëzve, por shtoi se nuk kishte asnjë alternativë tjetër.
"Kjo është një situatë shumë e vështirë, jo për qeverinë, por për popullin spanjoll. Megjithatë, unë dua të them se rruga e shpresës është ajo në të cilën duhet të ecim",-tha ajo. Ministrat po ashtu planifikojnë të aprovojnë reforma të thella në sektorët e energjisë dhe transportit, për të kthyer ekonominë në binar. Aktualisht, papunësia është 25 për qind.
Albanian Screen
Add new comment