Arkiv-Lajme të përditësuara
Presidencialet në SHBA, Romney kritika Obamës për punësimin
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney u përpoq ta përqëndrojë fushatën në të dhënat e dobëta të punësimit për të denoncuar politikat ekonomike të presidentit Barak Obama. Romney kërkon të largojë fokusin nga debati për kujdesin shëndetësor, në të cilin ai nuk ka mundur të fitojë pikë gjatë javëve të fundit.
Fshati me ujë në shtëpi pas një shekulli
Ka ardhur epoka e re edhe në fshatin Batërr të komunës Komsi në rrethin e Matit. Pas gati 100 vjetësh ka më në fund ujë të rrjedhshëm në çezmat e 650 shtëpive e këtij fshati. Furnizimi me ujë të pijshëm për 3000 mijë banorët e fshatit Batërr u mundësua falë një investimi prej 850 mijë eurosh. Në përurimin e ujësjellësit që furnizon me ujë edhe edhe tre fshatra të tjerë të komës Komsi, përkatësisht Batërr e Madhe, Batërr e Vogël dhe Mishtër si dhe një pjesë të komunës Gurrë, mori pjesë edhe deputeti I qarkut Dibër, Bedri Hoxha.
Albanian Screen
Greqi, grafite kundër maqedonasve në makinat e turistëve
Grafite kundër maqedonasve janë vizatuar sot në makinat e turistëve maqedonas, në pikën turistike Nei Pori në Greqi.
“Jevgjit e Shkupit – Gipsy Skopia” është njëri nga grafitet që është shkruar në pjesën e përparme të makinave me targa të Maqedonisë.
Qindra pushues nga Maqedonia po pushojnë në bregdetin grek, për shkak të kushteve dhe ofertave të lira gjatë këtij sezoni turistik.
Autoritetet kufitare greke nga fillimi i muajit të kaluar kanë nisur me aplikimin e kodeve FYROM në tabelat e reja të Maqedonisë që mbajnë kodin ndërkombëtar MK.
FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike globale
Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se do ta ulë parashikimin për rritjen globale ekonomike në vlerësimin tremujor, që pritet të publikohet në fund të këtij muaji.
Shefja e FMN-së, Kristinë Lagard tha se parashikimi i rritjes globale do të jetë “diçka më e ulët” se sa që ishte menduar më parë.
Në muajin prill, FMN-ja e kishte ngritur parashikimin e rritjes globale në shkallën vjetore prej 3.5% këtë vit, ndërsa 4.1% për vitin 2013.
‘Grupi Miqtë e Sirisë’, samiti i tretë në Paris
Zyrtarët nga vendet perëndimore dhe shtetet arabe, që synojnë largimin nga pushteti të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, takohen sot në Paris, në samitin e tretë të Grupit Miqtë e Sirisë.
Ministri i jashtëm francez, Loran Fabius, tha se bisedimet do të fokusohen në hapat konkretë për ta ndihmuar popullin e Sirisë, përfshirë edhe furnizimin e opozitës me teknologji të komunikimit.
Pikturat e Maks Velos përmblidhen në një album cilësor
Një pjesë të pikturave në pastel të cilat nuk mundi t'i ekspozonte kurrë, Maks Velo i sjell në një album. Botimi cilësor do të ishte i pamundur pa paratë e dëmshpërblimit që artisti përfitoi nga vitet e burgut, prandaj ndihet i lumtur që ka arritur të përmirësojë pak nga fati i keq që pësuan me zhdukjen një pjesë e kosiderueshme e veprave të tij.
Eksporti i çimentos, Sindikata: Kosova të heqë taksën
Fabrikat shqiptare të çimentos rrezikojnë të bllokohen, pasi janë vënë në vështirësi financiare si rezultat, problemeve në shitjen e produktit në tregun kosovar. Dogana kosovare aplikon një taksë reference prej 35 përqind për çimenton shqiptare. Nga bllokimi i fabrikave ata që penalizohen janë punonjësit, pasi rrezikojnë të mos marrin pagat. Sindikata e punonjësve kërkon anullimin e urdhëresës së ministres së Ekonomisë, Mimoza Kusari Lila, për aplikimin e taksës.
Mbi 9 mijë shqiptarë të Maqedonisë në Irak dhe Afganistan
Mbi 3000 tetovarë dhe 6000 kumanovarë aktualisht po punojnë në Irak dhe Afganistan. Kjo është shifra jo-zyrtare e shqiptarëve të Maqedonisë që nxjerrin bukën në zonat e krizës.
Sipas kërkimit të qendrës për analiza ekonomike, 90 për qind e tyre nuk duan përsëri të punojnë në këto shtete, por shpresojnë t’u realizohet një nga tri opsionet e mundshme se si mbeten jashtë vendit:
Fukushima, faktori njeri përgjegjës për katastrofën
Katastrofa bërthamore e vitit të kaluar në Japoni ishte "qartazi e shkaktuar nga njeriu", bëri të ditur komisioni hetimor për këtë çështje, ndërsa kritikoi ashpër qeverinë dhe uzinën bërthamore Tokio Electric Power Co (TEPCO).
Agjencia gjermaneve e lajmeve DPA citon anëtarë të komisionit të kenë thënë se katastrofa më e madhe bërthamore që nga Çernobili në vitin 1986 "ishte rezultat i përplasjes ndërmjet qeverisë, rregullatorëve, TEPCO-s dhe mungesës së qeverisjes nga palët në fjalë".
Izraeli do nisë ndërtimin e murit ndarës në Cisjordani
Ushtria izraelite do të rifillojë në javët e ardhshme punimet për ndërtimin e një muri ndarës në Cisjordani, ndërprerë që prej pesë vjetësh, theksoi sot radio publike duke cituar deklarata zyrtare.
''Punimet do të rifillojnë rreth kolonive të rigrupuara në sektorin Gush Etzion pranë Betlehemit. Vitin e ardhshëm ndërtimi do të shtrihet rreth Maale Adoumim, një prej implantacioneve më kryesore të Cisjordanisë që ndodhen në lindje të Jerusalemit'', theksoi koloneli Ofer Hindi.