Arkiv-Lajme të përditësuara

Meksikë, nuk pranohet rezultati i zgjedhjeve

Postuar në 03 Korrik, 2012 05:05

Andres Manuel Lopez Obrador, kandidati që doli i dyti në zgjedhjet presidenciale në Meksikë, refuzon të njohë humbjen duke thënë se kundërshtari i tij ka thyer rregullat. 

Kur shumica e votave janë numëruar, Obrador është 6 pikë përqindje pas atij që pritet të zgjidhet president, Enrique Pena Nieto, i cili ka falenderuar ata që e kanë votuar për shansin tjetër që i kanë dhënë duke premtuar që nuk do të ketë më kthim në të shkuarën.

Pas numërimit të 96% të votave, Pena Nieto ka siguruar 38.05% të votave, ndërsa Lopez Obrador 31.7%.

Konflikti në Siri, më tepër se 16.500 të vdekur

Postuar në 03 Korrik, 2012 05:02

anë më tepër se 16.500 personat e vdekur për shkak të dhunës në Siri që nga fillimi i revoltave kundër regjimit të Bashar Al Assad, në mars të vitit 2011. 

Një llogari të tillë e ka bërë publike Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britaninë e Madhe.

Ndër ta të paktën 11.486 janë civilë, 4.151 qeveritarë dhe 870 dezertorë janë vrarë, sipas organizatës jo qeveritare, që merr të dhënat nga një rrjet i gjerë informatorësh në vend.

Raporti i KE: Papunësia, strehimi, emigrimi, plagët e reja të Greqisë

Postuar në 03 Korrik, 2012 05:00

Në raportin për situatën sociale në vendet e BE, Komisioni Evropian vëren se papunësia, strehimi dhe emigrimi në Greqi, shënojnë shifra shumë shqetësuese. 

Sipas raportit të KE, në tremujorin e parë të 2012-s, vendet e punës në Greqi u reduktuan rreth 400 000, dmth rreth 8,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Komisioni nënvizon se situata do të përkeqësohet në 6 mujorin e dytë të 2012-s.

Neonazistët ofrojnë ndihmë vetëm për të varfërit me gjak grek

Postuar në 03 Korrik, 2012 04:58

Ushqim falas për grekët në nevojë ofron partia "Agimi i Artë", duke krijuar një treg të vogël me këtë qëllim. 

"Kemi ngritur një treg, ku ofrohen paketa të lira me ushqime për të varfërit, për aq kohë sa gjaku i tyre është grek", thotë anëtari i "Agimit të Artë" Ilia Panajotaros. 

Eurozonë, papunësia nivel rekord

Postuar në 02 Korrik, 2012 10:45

Papunësia në Eurozonë u rrit në nivelin 11,1% në muajin maj, ndërsa rënia në sektorin e prodhimit vazhdoi, treguan statistikat zyrtare të publikuara ditën e hënë. 

Një total prej 17,56 milionë personash janë të papunë dhe ky është rezultati më i keq që prej fillimit të matjes së papunësisë, në vitin 1995.

Ndërkohë, indeksi i “Markit” për industrinë e prodhimit ishte prej 45,1 në qershor. Një indeks prej 50 tregon një gjendje stabël ndërsa çdo shifër më e ulët shpreh kontraktim.

Sulmet neonaziste, dorëhiqet “kryespiuni” gjerman

Postuar në 02 Korrik, 2012 10:41

Kreu i shërbimeve sekrete gjermane, Heinz Fromm i akuzuar gjatë hetimeve për krime raciste neonaziste, dha dorëheqjen sot, bëri të ditur Ministria e Brendshme gjermane. 

Një grup prej tre ekstremistësh, dy burra, të cilët kanë vdekur dhe një grua aktualisht në paraburgim, u pagëzua me emrin "Fshehtësia Nacionalsocialiste" (NSU) dhe dyshohet për vrasjen e nëntë shtetasve të huaj, përfshirë tetë turq, gjatë periudhës 2000-2006, si dhe një polic në vitin 2007. 

Bulqizë, humbet jetën në galeri një tjetër minator

Postuar në 02 Korrik, 2012 10:38

Një 53-vjeçar me profesion minator humbi jetën sot në një galeri në minierat e kromit në Bulqizë. Dilaver Koçi po punonte për hapjen e një galerie rreth 1 mijë metra nën tokë. 

Masivi i mineralit te kromit eshte shembur duke e zene nen vete. Galeria ku punonte minatori eshte ne shfrytezim nga nje kompani private. Policia ne vendin e ngjarjes eshte duke hetuar per respektimin e rregullave te sigurimit teknik. Ne pergjithesi aksidentet me pasoja te medha, vdekje dhe plagosje te renda kane ndodhur per shkak te mosrespektimit te ketyre rregullave.

Siri, zgjidhje pa Assad-in

Postuar në 02 Korrik, 2012 05:16

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe Francës sqarojnë se dekarata e OKB-së në përfundim të takimit të Gjenevës mbi përshkallëzimin e konfliktit në Siri, nënkupton përjashtimin e presidentit Bashar al Assad nga perpjekjet e një tranzicioni të paqtë politik. 

Meksikë, Pena Nieto fiton zgjedhjet presidenciale

Postuar në 02 Korrik, 2012 05:13

 

“Dokufest” nis edicionin e 11-të nga Tirana

Postuar në 02 Korrik, 2012 05:10

Festivali Ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe filmit të shkurtër, “DokuFest” prezantoi në Tiranë, programin e edicionit të 11-të të festivalit që do të zhvillohet në datat 7-15 korrik në Prizren. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara