Neonazistët ofrojnë ndihmë vetëm për të varfërit me gjak grek

Postuar në 03 Korrik, 2012 04:58

Ushqim falas për grekët në nevojë ofron partia "Agimi i Artë", duke krijuar një treg të vogël me këtë qëllim. 

"Kemi ngritur një treg, ku ofrohen paketa të lira me ushqime për të varfërit, për aq kohë sa gjaku i tyre është grek", thotë anëtari i "Agimit të Artë" Ilia Panajotaros. 

Panajotaros shpjegon se "nuk është e nevojshme që ata që kanë nevojë për ndihmë, të jenë anëtarë të Agimit të Artë”. “Kush ka familje të madhe dhe është pa punë ose me një rrogë të ulët, ne do ta ndihmojmë”, tha deputeti neonazist, por ka theksuar se çdo njëri prej nevojtarëve duhet të ketë gjak grek. 

Në intervistën për CNN turk Panajotaros është shprehur gjithashtu se emigrantët kanë sjellë vështirësi të mëdha në Greqi, duke u bërë shkaktarë edhe për rritjen e papunësisë.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

<p>Parti politike jane, nuk jane Caritasi, synojne te bejne vota, ku eshte lajmi ketu ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.