Arkiv-Lajme të përditësuara
Paraplegjikët në protestë
Kur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritej të merrej vendimi për masen e kompensimit të energjisë elektrike dhe telefonisë për personat me aftësi te kufizuara,të verbër e paraplegjikë kanë protestuar para Kryemistrise duke i kerkuar qeverise te mos tallej me ta pasi kishin mesuar reduktimin e kompensimit.
Përdorimi i drogës, OKB: 200 mijë viktima çdo vit
200 mijë viktima në vit. Është ky bilanci i viktimave që shkakton përdorimi i lëndëve narkotike. Në raportin e ri të Kombeve të Bashkuara thuhet se 27 milionë njerëz në mbarë botën janë përdorues problematikë të drogave. Sipas raportit, kanabisi mbetet droga më e përdorur nga 224 milionë shfrytëzues në mbarë botën. Afro 230 milionë njerëz, apo 5 për qind e popullsisë, kanë përdodur lëndë narkotike të paktën një herë në vitin 2010. Si edhe vitet e shkuara, Afganistani mbetet prodhuesi më i madh i drogës në botë.
Albanian Screen
Mediat: Kancelarja Merkel skeptike për borxhin europian
Një dokument që po qarkullon në presidencën e Bashkimit Evropian mbi rritjen e mbikëqyrjes së buxheteve të Eurozonës do të shkonte përtej barazimit të borxheve, citojnë agjencitë e lajmeve kancelaren gjermane Angela Merkel t’u ketë thënë anëtarëve të Partisë së saj Kristian Demokrate (CDU).
Kryeministri grek Samaras, letër udhëheqësve të BE
Kryeministri grek Antonis Samaras iu ka dërguar letër presidentit të Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, dhe 26 udhëheqësve të Bashkimit Evropian, të cilën do ta dorëzojë Presidenti i Republikës Karolos Papulias, gjatë samitit të ardhshëm në Bruksel.
Papulias niset për në Bruksel, sot në ora 17:00, ku do të marrë pjesë nesër dhe pasnesër në Samitin e BE-së, si kreu i delegacionit grek në pamundësi të pjesëmarrjes së Samaras pas operacionit në sy.
Assad pranon: Jemi në gjendje lufte
Pas më shumë se një viti që nga koha kur nisën kryengritjet kundër tij, Presidenti sirian Bashar Al-Assad pranoi se vendi i tij është në gjendje lufte.
Duke iu drejtuar kabinetin e tij të ri, Assad theksoi se të gjitha përpjekjet duhen përqëndruar tek fitimi i luftës.
"Ne jetojmë në një gjendje të vërtetë lufte nga të gjitha këndvështrimet", u tha presidenti Assad anëtarëve të kabinetit të cilët u betuan ditën e martë.
BE plan për të ndryshuar buxhetet kombëtare
Bashkimi Europian mund të marrë pushtetin për të ndërhyrë dhe ndryshuar buxhetin e vendeve të Eurozonës nëse shikohen shkelje të rregullave për deficitet shkruan sot Financial Times, duke iu referuar një draft raporti që ka siguruar. Këto masa pritet të diskutohen të enjten dhe të premten gjatë samitit të Bashkimit Europian.
Vendimi i KQZ/ Drejt referendumit për mbetjet
Rezultatet e policisë shkencore se 70 për qind e kampionit të firmave të paraqitura për referendumin për plehrat ishin të falsifikuara, nuk do të ndikojnë në përcaktimin e fatit të kësaj nisme.
Moody's ul vlerësimin për 28 banka spanjolle
Sëpata e Moody's godet sërish bankat spanjolle. Boniteti i 28 institucioneve është reduktuar me 1 deri në 4 pikë sipas agjencisë së vlerësimit. Më herët, më mes të muajit maj Moody's kishte ndërmarrë të njëjtin hap për 16 institucione iberike. Ministri spanjoll për buxhetin, Cristobal Montoro theksoi se problemi nuk është thjesht spanjoll e nënvizoi domosdoshmërinë për reforma gjithëpërfshirëse:
Akciza në dogana, nuk parapaguhen pullat fiskale
Taksa e akcizës nga prodhuesit e pijeve alkoolike nuk do të paguhet me anë të pullës fiskale. Prodhuesit do të pajisin mallin me pullë fiskale, por akcizën do ta paguajnë kur ta hedhin produktin në treg për konsum. Ligji i ri për akcizën parashikon që kjo taksë të mos parapaguhet.
Drejtoria e Doganve organizoi një takim me biznesin e prodhimit të pijeve alkoolike në rajonin e Tiranës për të prezantuar risitë që sjell ligji i ri "Për akcizën" si dhe mënyrën e pagësës të kësaj takse për pijet alkoolike. Ky ligj ashpërson sanksionet mbi abuzimet nga biznesi.
Kriza e euros, miliona njerëz të rrezikuar nga uria
Kriza e borxheve në Eurozonë ka goditur rëndë vendet e botës së tretë, pasi ndihma financiare dhe investimet private janë shkurtuar në një nivel rekord, informoi të hënën agjensia e specializuar “Data”.
Sipas të dhënave, BE ka reduktuar ndihmat për vendet në nevojë në nivelin më të ulët prej një dekade.
Mungesa e rritjes ekonomike në pothuajse të gjithë vendet e zhvilluara të BE-së dhe “thithja” e fondeve nga vendet në krizë si Spanja dhe Greqia kanë kontribuar për të krijuar këtë gjendje të rëndë.