“Dokufest” nis edicionin e 11-të nga Tirana

Festivali Ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe filmit të shkurtër, “DokuFest” prezantoi në Tiranë, programin e edicionit të 11-të të festivalit që do të zhvillohet në datat 7-15 korrik në Prizren.
Drejtor Artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari u shpreh për mediat se këtë vit ka një gjeografi më të pasur të shteteve pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Për herë të parë ky festival bashkëpunon me Arkivin Qendror të Filmit në Tiranë, ku do të shfaqen dy filma, njëri prej tyre është filmi shqiptar “Furtuna” i prodhuar në Shqipëri në vitin 1959, me regji nga Juri Ozerov dhe Kristaq Dhamo.
150 filma do të shfaqen në 6 programe garuese si dhe mbi dhjetë programe speciale. Festivali do të hapet më 7 korrik me shfaqjen e filmit “5 Broken Cameras” nga Amad Burnet dhe Guy Davidi në kinemanë Lumbardhi. Një seri master klasa dhe debateve do të mbahën në 9 ditët e festivalit, duke përfshirë master klasën me regjisorin dhe kinematografin e njohur Michael Glaëogger dhe regjisorin e kinematografin polak Ëoiciech Staron.
Një risi për këtë vit do të jetë edhe pjesëmarrja e fotografit turk Kamil Firat i cili do të hap DokuPhoto me ekspozitën e tij të fundit të titulluar "JR", që paraqet fëmijë në Turqi, ndërsa fotografja gjermane Jutta Benzenberg do të mban një fjalim të fokusuar në eksperiencën e saj 20 vjeçare e të punuarit në Shqipëri.
Këtë vit, Polonia është vendi në fokus dhe më këtë rast 11 filma do të shfaqen në programin Made in Poland. Kineastë të ndryshëm do të jenë gjithashtu të pranishëm për shfaqjen e filmave të tyre, duke përfshirë: Malika Zouhall-Ëorall dhe Katherine Fairfax Ëright (Call Me Kuchu), Yuri Ancarani (Piattaforma Luna), Philip Schefner (Revision), Damjan Kozole (The Long Vacation), Ilian Metev (Sofia’s last Ambulance) dhe Iris Olsson (Burden of My Heart).
“DokuFest” sivjet do të ketë një sërë të performancave të muzikës live në DokuNights, mes tyre: Eda Zari me gjithë bendin e saj nga Gjermania, grupi nga Bosnja Emir and the Frozen Camels, Bernays Propaganda, The Glasses, NR, Jericho etj.
"Dokufest” zhvillohet çdo vit në gjatë verës në Prizren, duke tërhëqur kështu një numër të madh artistësh të huaj, ndërkohë që në vitin 2010 ai u përzgjodh si një nga 25 festivalët më të mirë internacional të filmit dokumentar.
Ballkanweb.com
Add new comment