Arkiv-Lajme të përditësuara

Raporti i USAID: Partitë politike presion shoqërisë civile

Postuar në 02 Korrik, 2012 05:08

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, në raportin e saj për qendrueshmërinë e shoqërive civile në Shqipëri thekson se ka patur raste kur partitë kanë bërë presion ndaj shoqërisë civile ndërsa ka kërkuar forcimin e legjislacionit që të parandalohen presione të tilla.
 
Më tej në raportin e tij, USAID ka theksuar se zëri i shoqërisë civile nuk është dëgjuar, vetëm në rastet kur kanë ndërhyrë ndërkombëtarët.
Në raportin e e saj, theksohet se shoqëria civile është e angazhuar për çështjet shqetësuese për publikun pavarësisht mjedisit politik konfliktual. 

Skandali, UEFA manipulon imazhet televizive

Postuar në 02 Korrik, 2012 05:04

Ishin lot emocionesh dhe jo dhimbjeje, por që u përdorën për një mashtrim të vogël mediatik. Tifozja gjermane, të cilën e gjithë bota e pa duke qarë pas golit të Mario Balotelit në ndeshjen Itali-Gjermani të ejten e kaluar, ka rrëfyer të vërtetën për një të përditshme të Mynihut. 

Kurti: Do të ketë protesta mbarëpopullore

Postuar në 01 Korrik, 2012 11:08

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti thotë se pakënaqësia qytetare po rritet në vijimësi, dhe kjo pakënaqësi do ta çojë vendin në protesta mbarëpopullore. Në një intervistë për “Zërin”, Kurti shprehu pakënaqësi edhe ndaj faktorit ndërkombëtar, për të cilin tha se po e lejon korrupsionin dhe krimin para “hundëve të veta”. 

Britania, refendum për daljen nga BE?

Postuar në 01 Korrik, 2012 11:06

Kryeministri britanik, David Cameron është shprehur pro mundësisë së mbajtjes së një refendumi për të ardhmen e marrëdhënive të Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian. 

Por, kryeministri nuk ka fiksuar një datë fikse se kur mund të zhvillohet referendumi. Një lëvizje e tillë potencialisht mbart rrezikun e bllokimit të marrëdhënieve tregëtare dhe financiare me kontinentin europian dhe krijimin e nje fronti te ri me partnerin e vetë proeuropian në koalicionin qeverisës, liberlademokratet.

Kriza godet sektorët jetikë

Postuar në 01 Korrik, 2012 11:04

Kriza e financave publike po godet sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. 

Rritja e borxhit në kufirin maksimal ligjor dhe rënia e të ardhurave nga taksat po e detyrojnë qeverinë të shkurtojë nga viti në vit shpenzimet për sektorët prioritarë, veçanërisht ata që lidhen me kapitalin njerëzor. 

Librat e rinj/Botohet e plotë monografia për Lidhjen e Prizrenit

Postuar në 01 Korrik, 2012 04:18

Monografia kushtur Lidhjes së Prizrenit është botuar e plotë. Pasi e përfundoi në vitin 1984 historiani Kristo Frashëri e ka sjellë sërish për lexusin një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqiptarëve. Monografia "Lidhja e Prizrenit 1878-1881" u botua në një vëllim në vitin 1989, ndërsa ardhja e vitev '90 e la të pabotuar vëllimin e dytë. 

Libri vjen edhe me kritikën e plotë historiografike mbi këtë ngjarje, ndërsa Frashëri nuk ka bërë ndryshime, përveçse e ka pasuruar atë më disa të dhëna dokumentare.

Kompakti fiskal, miratohet reforma e Merkel

Postuar në 01 Korrik, 2012 04:13

Bundesrati gjerman miratoi dy pjesët e legjislacionit europian për  përballimin e krizës së borxheve vetëm pak orë pasi dhoma e ulët, ose Bundestagu kishte miratuar kompaktin e ri  fiskal të BE-së që përcakton rregulla të rrepta buxhetore siç ka kërkuar kancelarja Angela Merkel.

Presidencialet SHBA 2012, rritet mbështetja për Obamën

Postuar në 01 Korrik, 2012 04:08

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara vazhdon fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të Nëntorit, rritet mbështetja në elektorat për kreun actual të Shtëpisë së Bardhë Barack Obama. Anketat më të fundit tregojnë se mbështetja për Obamën është rritur në disa shtete të pavendosura të cilat zakonisht përcaktojnë me votat e tyre se cili kandidat fiton në zgjedhje me diferencë të ngushta. 
       

Depozitimi i plehrave, revoltohen banorët: Do të bllokojmë makinat

Postuar në 01 Korrik, 2012 04:07

 Mungesa e një landfildi po shkakton dëme serioze në shëndetin e banorëve pranë fushës së aviacionit në Vlorë , aty ku depozitohen mbeturinat e qytetit . Pas ankesave të një pas njëshme në të gjitha instancat e pushtetit lokal banorët e kësaj zone paralajmërojnë bllokimin e makinave që depozitojnë mbetjet në fushën e Aviacionit. 

Djegia e mbeturinave në këtë zonë mbulon me një re tymi mjaft të dëmshme për shëndetin të gjithë lagjen. Madje shpesh herë gjatë verës tymi i plehrave arrin deri në qytetit dhe era e rëndë e tij ndjehet kudo. 

Australi, taksë karbonit për të reduktuar ndotjen

Postuar në 01 Korrik, 2012 04:01

Australia është në prag të miratimit të taksës së karbonit, që parashikon uljen e ndotjes në vend. Australia njihet si vendi me ndotjen më të lartë për frymë, ndërkohë që ka pasur mjaft debate politike në lidhje me taksën. 

Qeveria vendase mbrojti taksën duke argumentuar se ajo është një masë e nevojshme në kuadër të ndryshimeve klimaterike, për të ulur emetimin e gazit. Ndërsa opozita e ka cilësuar atë si një taksë toksike, që sipas saj do të kushtojë shkurtime të vendeve të punës. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara