Presidencialet SHBA 2012, rritet mbështetja për Obamën

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara vazhdon fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të Nëntorit, rritet mbështetja në elektorat për kreun actual të Shtëpisë së Bardhë Barack Obama. Anketat më të fundit tregojnë se mbështetja për Obamën është rritur në disa shtete të pavendosura të cilat zakonisht përcaktojnë me votat e tyre se cili kandidat fiton në zgjedhje me diferencë të ngushta.
Një anketë e re e televizionit NBC dhe gazetës Ëall Street Journal tregon se presidenti ka një epërsi të lehtë ndaj Mitt Romney-t, 47 për qind përballë 44 për qind. Por diferenca është statistikisht jo përcaktuese. Anketa tregon gjithashtu se Presidenti e ka zgjeruar epërsinë ndaj zotit Romney në shumë nga shtetet ku po bëhet lufta më e ashpër, ku kandidatët pritet ta përqendrojnë fushatën. Një anketë e Universitetit Quinnipiac në tre shtete tregon se Obama do ta rrisë epërsinë ndaj rivalit republikan në javët e ardhshme, pavarësisht nga shenjat në rritje të një rritjeje të pamjaftueshme ekonomike.
Anketat e fundit tregojnë gjithashtu mbështetje për masat e Presidentit Obama për të ndalur deportimin e disa emigrantëve të paligjshëm në moshë të re, gjë që mund të konsolidojë mbështetjen e votuesve hispanikë për Presidentin Obama në nëntor. Megjithatë analistët paralajmërojnë se ka edhe disa muaj deri në nëntor dhe kandidati republican Mitt Romney ka kohë të mjaftueshme për ta paraqitur veten para votuesve.
Albanian Screen
Add new comment