Australi, taksë karbonit për të reduktuar ndotjen

Postuar në 01 Korrik, 2012 04:01

Australia është në prag të miratimit të taksës së karbonit, që parashikon uljen e ndotjes në vend. Australia njihet si vendi me ndotjen më të lartë për frymë, ndërkohë që ka pasur mjaft debate politike në lidhje me taksën. 

Qeveria vendase mbrojti taksën duke argumentuar se ajo është një masë e nevojshme në kuadër të ndryshimeve klimaterike, për të ulur emetimin e gazit. Ndërsa opozita e ka cilësuar atë si një taksë toksike, që sipas saj do të kushtojë shkurtime të vendeve të punës. 

Sipas opozitës, taksa do të rrisë koston e jetesës, ndërsa premtoi shfuqizim të saj nëse fiton zgjedhjet e 2013-ës. Ndërkohë për ambientalistët taksa është një masë e nevojshme.

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.