Librat e rinj/Botohet e plotë monografia për Lidhjen e Prizrenit

Postuar në 01 Korrik, 2012 04:18

Monografia kushtur Lidhjes së Prizrenit është botuar e plotë. Pasi e përfundoi në vitin 1984 historiani Kristo Frashëri e ka sjellë sërish për lexusin një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqiptarëve. Monografia "Lidhja e Prizrenit 1878-1881" u botua në një vëllim në vitin 1989, ndërsa ardhja e vitev '90 e la të pabotuar vëllimin e dytë. 

Libri vjen edhe me kritikën e plotë historiografike mbi këtë ngjarje, ndërsa Frashëri nuk ka bërë ndryshime, përveçse e ka pasuruar atë më disa të dhëna dokumentare.

Nga historiania franceze Nathalie Clayer vjenn në shqip një tjetër libër historik, "Në fillimet e nacionalizmit shqiptar". Ky nuk është libri i parë mbi Shqipërinë nga njohësja e proceseve të shtetformimit të vendeve të Perandorisë Osmane dhe Ballkanike.

Historia e arkitekturës Moderne e shkruar nga italiani Bruno Zevi vjen këtë javë në dy vëllime ne stendën e  librave të rinj. Librat janë një ndihmë jo vetëm për arkitektët dhe studentët, por të gjithë të apasionuarit pas artit të arkitekturës.

Nga autorët shqiptar Arion Hysenbegas vjen me "Tregime të harruara në një qoshe të fshehtë". Mirela Sula me vëllimin "Kthim tek vetja", po me poezi është edhe libri i Elida Buçpapaj "Rapsodi e Golgotes së Tranzicionit".

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.