Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, fillim i keq për qeverinë, kërkohet ministër Financash

Postuar në 26 Qershor, 2012 04:31

Edhe më optimisti në Greqi nuk shpresonte se fillimi i rrugës së qeverisë së re do të ishte rozë, por shumë pak ishin ata të cilët parashikuan që problemet akute dhe vështirësitë do të lindnin para se qeveria të fillonte nga puna. 

Këshilli Kombëtar i Punës: Rritje me 5 % e pagës minimale

Postuar në 25 Qershor, 2012 05:15

Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar paraditen e sotme propozimin e kryeministrit Berisha për të rritur me 5 përqind pagën minimale, duke nisur nga data 1 korrik e këtij viti.

Sipas këtij vendimi, i cili pritet të marrë të mërkurën edhe miratimin e qeverisë paga minimale e detyrueshme shkon nga 20.000 mijë lekë në 21.000 lekë.

Në mbledhjen e këtij këshilli pati debate të forta midis kreut të Konfederatës së Sindikatave Kol Nikolla dhe ministrit të Punës, Spiro Ksera lidhur me nivelin e varferisë. 

Fier, 5 fshatra marrin ujë tek një çezëm

Postuar në 25 Qershor, 2012 04:46

Pesë fshatra të komunës Dërmenas në Fier marrin ujë të pijshëm vetëm nga një çesmë. Kjo situatë është krijuar për shkak të mungesës së investimeve në rrjetin e ujësjellësit të amortizuar prej 20 vitesh.
Për 300 familje të kësaj zone tashmë ky është kthyer në problem jetik pasi çesma ndodhet në fshatin Pojan dhe banorët e fshatrave të tjerë detyrohen të përshkojnë kilometra të tëra për të mbushur ujë me karroca.
Edhe banorët e fshatit Pojan janë të pakënaqur pasi e vetmja çesmë që furnizon të 5 fshatrat problematikë gjatë verës, nuk ka ujë 24 orë.

Greqi, koalicioni SYRIZA, opozitë me “qeveri në hije”

Postuar në 25 Qershor, 2012 04:44

Rezultati i mirë i zgjedhjeve të 17 Qershorit për koalicionin e majtë SYRIZA, i ka çuar krerët e tij në përfundimin se duhet të ngrejnë të ashtuquajturën “qeveri në hije”. 

Për çdo ministri të qeverisë, grupi parlamentar i SYRIZA do të caktojë 3 anëtarë, që do të luajnë rolin e ministrit “hije”. Ata do të ndjekin nga afër punën e ministrisë, do të kritikojnë dhe gjithashtu do të tregojnë qëndrimet alternative të partisë së tyre. 

Amerika e Jugut: Grusht shteti në Paraguaj

Postuar në 25 Qershor, 2012 04:37

Qeveritë e vendeve të Amerikës së Jugut reaguan në mënyrë agresive ndaj bllokimit që solli dorëheqjen e Presidentit të Paraguajit, Fernando Lugo, pas një mosmarrëveshje për të drejtat e pronësisë.

Argjentina, Brazili dhe Uruguaji dënuan fuqimisht ngjarjen dhe tërhoqën ambasadorët e tyre nga Asunsioni për konsultime.

Megjithatë, Federico Franco, i cili zëvendëson Lugon si president, mohon që në vend të ketë ndodhur një grusht shteti.

20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja

Postuar në 24 Qershor, 2012 12:26

Prej ditës së sotme, të gjithë besimtarët ortodoks kanë një katedrale madhështore në qendër të Tiranës, e cila u inaugurua sot në kuadër të 20-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. 

Ceremonitë për inaugurimin e Katedrales së re Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” nisen rreth orës 10:30, pas Liturgjisë Hyjnore dhe më pas në orën 18:00 do të zhvillohet një koncert në sallën e re, pranë Katedrales. 

Mesha e veçantë në Katedralen e re është drejtuar nga Kryepeshkopi Anastas. 

Muhamed Mursi, President i Egjiptit

Postuar në 24 Qershor, 2012 12:22

Kandidati i Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Mursi është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt. 

Ai fitoi me 51.73% të votave duke mundur ish-kryeministrin e vendit Ahmed Shaqif, bëri të ditur Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve.    

Kreu i trupit gjykues, Farouq Sultan tha se u morën në konsideratë disa nga 466 ankesat e kandidatëve por sërish rezultati i zgjedhjeve qëndron.

Publikimi i rezultatit shkaktoi festime në sheshin Tahrir në Kajro, ku ishin mbledhur edhe mbështetësit e kandidatit të Vëllazërisë Myslimane.

Plazhi i Vlorës, i pushtuar nga ujërat e zeza

Postuar në 24 Qershor, 2012 05:05

Në plazhin e vjetër të Vlorës nuk ka çesma, dushe, kosha mbeturinash e sikur të mos mjaftonte ai është pushtuar nga ujrat e zeza, era e rëndë e të cilave ndjehet në të gjithë hapsirën e plazhit. Por pushuesit që nuk mund të paguajnë çadrat apo shezlonet në plazhet private e kanë të vetmen mundësi plazhin e vjetër, si e vetmja hapsirë publike e mbetur në qytetin e Vlorës.  

Maqedoni, asnjë i dënuar për djegiet e flamurit shqiptar

Postuar në 24 Qershor, 2012 05:02

Në Maqedoni askush nuk është dënuar lidhur me djegien e flamurit shqiptar dhe thirrjet raciste antishqiptare, raportoi ditën e dielë “Telegrafi”, duke iu referuar Agjensisë së Lajmeve, “INA”. 

Gjatë 12 muajve të fundit, janë regjistruar disa incidente publike ku janë shfaqur thirrje raciste antishqiptare, ndërsa në dy raste është djegur edhe flamuri ynë kombëtar.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave: KQZ shkeli afatet ligjore

Postuar në 24 Qershor, 2012 04:59

Aleanca Kundër Importit të Plehrave i kërkon KQZ të respektojë afatet ligjore në lidhje me firmat për referendum. Akuzat e KQZ për faslifikim të firmave, përfaqësuesit e aleancës i kanë konsideruar si qesharake. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara