Depozitimi i plehrave, revoltohen banorët: Do të bllokojmë makinat

Mungesa e një landfildi po shkakton dëme serioze në shëndetin e banorëve pranë fushës së aviacionit në Vlorë , aty ku depozitohen mbeturinat e qytetit . Pas ankesave të një pas njëshme në të gjitha instancat e pushtetit lokal banorët e kësaj zone paralajmërojnë bllokimin e makinave që depozitojnë mbetjet në fushën e Aviacionit.
Djegia e mbeturinave në këtë zonë mbulon me një re tymi mjaft të dëmshme për shëndetin të gjithë lagjen. Madje shpesh herë gjatë verës tymi i plehrave arrin deri në qytetit dhe era e rëndë e tij ndjehet kudo.
Ky problem do të zgjidhej vetëm me ndërtimin e një landfildi,por mosmarrëveshjet mes Bashkisë Vlorë , Komunës Qendër ku është planifikuar ndërtimi i tij dhe mungesa e futjes në rend të ditës në mbledhjet e këshillit të qarkut kanë lënë pezull projektin që do të minimizonte ndotjen e ajrit në qytetin e Vlorës.
Albanian Screen
Add new comment