Kompakti fiskal, miratohet reforma e Merkel

Bundesrati gjerman miratoi dy pjesët e legjislacionit europian për përballimin e krizës së borxheve vetëm pak orë pasi dhoma e ulët, ose Bundestagu kishte miratuar kompaktin e ri fiskal të BE-së që përcakton rregulla të rrepta buxhetore siç ka kërkuar kancelarja Angela Merkel.
Rezultati i votimit në të dyja dhomat nuk ka qenë asnjëherë në dyshim pasi partitë e opozitës ranë dakord për të mbështetur kompaktin fiskal në këmbim të rritjes dhe krijimit të vendeve të punës. Dhoma e ulët e mbështeti Mekanizmit Evropian për Stabilitet (ESM) me 493 vota pro , 106 kundër dhe 5 abstenime. Në këtë fond Gjermania është kontribuesi kryesor. Presidenti gjerman Joachim Gauck tani duhet të nënshkruajë ligjin
Albanian Screen
Add new comment