Arkiv-Lajme të përditësuara

Deklarata e Cameron, pakënaqësi dhe shqetësim në Athinë

Postuar në 05 Korrik, 2012 04:50

Shqetësim të madh kanë shkaktuar në Athinë deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit David Cameron, sipas të cilit Britania e Madhe është e përgatitur të mbyllë kufijtë për qytetarët grekë, në rast të një dalje të mundshme të Greqisë nga monedha e përbashkët. 

Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos kërkon t’i shprehë ambasadorit britanik pakënaqësinë e qeverisë greke mbi deklaratat e Cameron, që tha se është i gatshëm të vërë kufizime në hyrjen e grekëve në Britani. 

"Grimca e Zotit", zbulohet grimca që krijoi materien

Postuar në 04 Korrik, 2012 10:34

Boson Higgs, grimca që shpjegon teoritë rreth universit, ekziston . Zbulimi ishte paralajmëruar ndërsa në një videokonferencë botërore nga Gjeneva shkencëtarët  europianë konfirmojnë zbulimin e të ashtuquajtës Grimca e Zotit, pjesëzës që mundëson krijimin , planetëve dhe jetës. Në kërkim të saj shkëncëtarët kanë qenë për gati 45 vjet ndërsa shkëncëtarët janë përpjekur të zbulojnë se si materia arrin të krijojë masën e saj. 

Ukrainë, përleshje për statusin e gjuhës ruse

Postuar në 04 Korrik, 2012 10:26

Policia në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev, qëlloi me gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë prej mijëra protestuesish, të irrituar nga një ligj i ri, që përforcon statusin e gjuhës ruse në vend. 

Përplasjet ndodhën jashtë ndërtesës në të cilën presidenti Viktor Yanukovych pritej të mbante një fjalim.

Projektligji, i hartuar nga vetë partia e presidentit autoritar, u miratua të martën në parlament pa asnjë debat në lidhje me nenet e tij të shumta.

Cameron: Do mbyllim kufirin për grekët, nëse Greqia del nga euro

Postuar në 04 Korrik, 2012 10:22

Mundësia e daljes së Greqisë nga euro dhe pasojat që rrjedhin prej saj, vazhdojnë të merren parasysh. 

Qeveria britanike është duke u përgatitur jo vetëm për mundësinë e një falimentimi të Greqisë dhe daljen e saj nga euro, por edhe për skenarin ekstrem të emigracionit masiv nga grekët, në përpjekje për të siguruar punë dhe perspektivë.

Kryeministri britanik, David Cameron tha në Komisionin Parlamentar të përbashkët, se është gati të mbyllë kufijtë e Britanisë së Madhe për emigrantët grekë, në rastin e daljes së Greqisë nga eurozona. 

“Siria, arkipelagu i torturës”

Postuar në 04 Korrik, 2012 05:01

Organizata për të drejtat e njeriut, "Human Righst Watch" e cilëson Sirinë si "arkipelagun e torturës" duke akuzuar regjimin për krime kundër njerëzimit.  

Janë të pakten 27 qendra ku mbahen te burgosur mijëra persona, që torturohen me acid, gozhdë, ndaj te cileve kryehen abuzime seksuale. 

Taksa ndaj çimentos, 100 transportues protestë në Vermicë

Postuar në 04 Korrik, 2012 04:56

Më shumë se 100 automjete të tonazhit të rëndë, që transportojnë çimento nga Shqipëria në Kosovë, kanë ndalur në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Vërmicës. Shkak është bërë lënia në fuqi e vendimit të ministrisë së Tregëtisë së Kosovës për taksimin në masën 35 % për importimin e çimentos. Biznesmenët kanë kërkuar përmes kësaj proteste që të hiqet apo pezullohet kjo taksë dhe të lejohet qarkullimi i lirë i mallrave mes Shqipërisë e Kosovës. 

Francë, policia bastis shtëpinë e Sarkozy

Postuar në 04 Korrik, 2012 04:49

Policia franceze bastisi zyrën dhe shtëpinë e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy në kërkim të provave për akuzën e mashtrimit financiar të ngritur kundër Sarkozy edhe më parë. 

Kontrolleve iu është nënshtruar edhe një studio ligjore në të cilën Sarkozy zotëron aksione, ndërkohë që vetë ish-cifti presidencial ndodhet me pushime në Kanada. 

Kim Jong Un lejon picat dhe celularët në Korenë e Veriut

Postuar në 04 Korrik, 2012 04:43

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën një hap përpara në përpjekje të përmirësuar imazhin e tij duke zbutur disa ligje. 

Mësohet se kanë nisur të lejohen gjithmonë e më shumë celularët, ndërkohë që femrat kanë nisur të mbajnë treçerekëshe dhe këpucë me taka të larta. Madje dritwn jeshile e marrin dhe disa ushqime të ndaluara më parë si pica, patatet e skuqura dhe hamburgerët. Megjithëse këto produkte do jenë në treg, nuk dihet ende sa është përqindja e atyre që mund të përballojnë blerjen e tyre. 

Vasil Bollano: Censusi i dështuar, minoritarët do i numërojmë vetë

Postuar në 04 Korrik, 2012 04:40

 Organizata e minoritetit etnik grek “OMONIA” i është kthyer premtimit dhe nismës për të bërë vetë rregjistrimin e popullsisë minoritare greke, që jeton në Shqipëri, proces që siç u bë dje e ditur do të fillojë në datën 24 korrik. 

Greqia, tender 45 mijë euro për minoritetin në Shqipëri

Postuar në 03 Korrik, 2012 05:06

Edhe pse e mbërthyer nga kriza e rëndë ekonomike, Greqia sërish nuk lë pas dore minoritetin grek në Shqipëri, teksa vetëm pak ditë më parë ka publikuar njoftimin për hapjen e një tenderi me vlerë 45 mijë euro, i cili ka në qendër të tij mbledhjen e të gjitha të dhënave historike, kulturore e gjeografike të minoritetit etnik grek në Shqipëri në një regjistër elektronik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara