"Grimca e Zotit", zbulohet grimca që krijoi materien

Postuar në 04 Korrik, 2012 10:34

Boson Higgs, grimca që shpjegon teoritë rreth universit, ekziston . Zbulimi ishte paralajmëruar ndërsa në një videokonferencë botërore nga Gjeneva shkencëtarët  europianë konfirmojnë zbulimin e të ashtuquajtës Grimca e Zotit, pjesëzës që mundëson krijimin , planetëve dhe jetës. Në kërkim të saj shkëncëtarët kanë qenë për gati 45 vjet ndërsa shkëncëtarët janë përpjekur të zbulojnë se si materia arrin të krijojë masën e saj. 

Në  ambjentet e Cern në Gjenevë shkencëtarët thonë se falë eksperimenteve të  një pasnjëshme kanë arritur një nivel sigurie të tillë të denjë për të shpallur "zbulimin". Studiuesit e dy programeve që punojnë në përshpejtuesin e Madh të Hadroneve Atlas dhe CMS kanë arritur të zbulojnë ekzistencën e kësaj grimce kaq të pakapshme. Të dhënat, u përshëndetën nga duartrokitje të forta ndërsa u prezantuan nga Joseph Incandela  dhe koordinatori italian i Atlas, Fabiola Gianotti. Të dy  kanë paraqitur një marxh gabimi zero.

Ekipi i shkencëtarëve pretendon se kanë lokalizuar një grimcë që peshon 25.3 gigaelektronvolts (GeV), rreth 133 herë më e rëndë se protoni. Peter Higgs së bashku me pesë teoricienë të tjerë  për herë të parë hamendësuan ekzistencën e një grimce të tillë më 1960. Nëse konfirmohet se kjo grimcë është ajo qe 45 vjet më parë  Higgins e quajti "Grimca e zotit"  ky do të jetë një nga zbulimet më të mëdha shkencore të shekullit.

Large Hedron Collider projekti 10 miliardë dollarë është përshpejtuesi më i fuqishëm i grimcave i ndërtuar ndonjëherë; në dy pista me drejtime të ndryshmë brenda tij mundësohet një shpejtësi e përafërt me shpejtësinë e dritës, me qëllim zbulimin e fenomeneve të reja që pasojnë goditjet.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.