Arkiv-Lajme të përditësuara
Cannabis në toka pa pronar
Cannabis sativa vazhdon të kultivohet ende në zona të ndryshme të Lumit të Vlorës. Kamera e Top Channel ishte në një zonë të largët të këtij qyteti, ku në një parcelë të hapur rishtaz dhe pa pronar lulëzonin rreth 100 rrënjë rrenje canabis ssativa.
Provimi, Parlamenti Rinor: Maturantët kanë kopjuar me celular e internet
45 mijë maturantë nga 49 mijë në të gjithë vendin iu nënshtruan sot provimit të fundit të maturës shtetërore, atij me zgjedhje.
Parlamenti Rinor ka denoncuar sot shkeljet që janë bërë gjatë administrimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore duke e konsideruar provimin dhe konkurrimin e sotëm si jo të drejtë dhe jo të ndershëm.
Lotaria, AK protestë para Financave: Mos shisni pasurinë kombëtare!
Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot paradite një protestë para MInistrisë së Financave në shenjë kundërshtie ndaj procesit për tenderimin e Lotarisë Kombëtare.
Sipas AK, tenderi është pasqyrë e qartë e korrupsionit. AK ka akuzuar qeverinë shqiptare se po bën korrupsion me asetet kombëtare, duke shtuar se pasuritë kombëtare nuk mund t’i shiten sektorit privat.
“Tenderi është korrupsion me asetet kombëtare, qeveria vazhdon tradhtitë me pasuritë e vendit duke shitur pasuritë kombëtare”.
Marreveshja e BE-se, shpresa per Greqine
Marreveshja qe arriten udheheqesit e Eurozonës per rikapitalizimin e drejtperdrejte te bankave nga fondi i shpëtimit ,duke mos u shtuar kjo shume tek borxhi qeveritar i cdo vendi ne veshtiresi, ka ngjallur shpresa te medha tek Athina zyrtare se do te mund te perdoret edhe per Greqine.
Çamët aktivitete dhe marshim në Qafë Botë të Sarandës
Komuniteti çam do të mbajë sot në Qafë Botë marshimin e përvitshëm, në kuadër të "Javës së kulturës dhe historisë së Çamërisë".
Sipas zyrës së shtypit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, aktivitetet do të jenë të ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë që nis në orën 17:30 deri ne 18:30, në Kllogjer do të përurohet nisja e punimeve për Varrezat Monumentale, në nderim të më shumë se 3000 shqiptarëve të Çamërisë që humbën jetën e nuk u lejuan të kishin as një gur mbi varr.
Japoni, protesta kundër rifillimit të punës në reaktorët bërthamorë
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së kryeministrit të Japonisë në Tokio për të protestuar kundër planit të qeverisë për të rifilluar punën e reaktorëve bërthamorë. Ata mbanin në duar parrulla ku shkruhej "Epoka bërthamore ka marrë fund."
Më 16 qershor, kryeministri Joshihiko Noda aprovoi rifillimin e punës së dy reaktorëve në uzinën Oi në perëndim të Japonisë, pavarësisht humbjes së besimit të publikut në teknologjinë bërthamore, pas katastrofës së vitit të kaluar në Fukushima.
Xhufi: Mungon Qosja? Mund të bojkotojmë “100-vjetorin“
Nuk mund të pajtohem as me politika selektive, dhe as me impostime politike të Konferencës. Mosftesa për Prof. Rexhep Qosen përbën në vetvete një arsye serioze për të rishikuar pozicionin tonë ndaj këtij aktiviteti, së cilës i shtohet edhe shqetësimi për një politizim të mundshëm të saj në frymën e zbulimeve të 'Historibërësit të Madh'". Kjo ka qenë deklarata që ka bërë dje, historiani i njohur Pëllumb Xhufi, sa i takon mosftesës së akademikut Rexhep Qosja në aktivitetin për 100-vjetorin.
Dhuna në familje, 316 viktima me urdhër mbrojtje
Ndonëse me ndryshimet më të fundit në legjislacion ku dhuna në familje klasifikohet si vepër penale, shumica e denoncimeve që depozitohen në polici, preferojnë masat administrative të ligjit duke mos ndëshkuar dhunuesit.Keshtu fenomeni mbetet sërish problematic kjo edhe pas lëshimit të urdhrave të mbrojtjes. Sipas shefes së sektorit kundër dhunës në familje në policinë e shtetit, shumica e rasteve të deponimeve preferojnë anën e butë të ligjit, ku pjesë të së cilit kërkojnë nga të dhunuarit të japin sugjerime se çfarë masash mbrojtëse mund te ulin dhunën.
Çmimi i energjisë, CEZ e ble më lirë nga KESH
BE, ndihmë bankave
Udheheqesit e eurozonës ranë dakort të përdorin fondin e shpëtimit për të mbështetur bankat në veshtirësi, pa ja shtuar këtë borxhit qeveritar. Pas 13 orë bisedimesh, ata pranuan të krijojnë një organizëm vëzhgues të bankave të eurozonës.
Duke bërë publike marreveshjen Presidenti i Keshillit Europian, Herman Van Rompuj shpjegoi se pakti do te depertoje rrethin vizioz, ku kane hyre bankat dhe qeverite kombetare.