Arkiv-Lajme të përditësuara
Athina: Synojmë të zbatohet marrëveshja për kufijtë detarë
“Mbështesim me vendosmëri perspektivën europiane të Shqipërisë, ndërsa Greqia mbetet investitori më i madh i huaj në vend dhe partneri i dytë më i rëndësishëm tregtar”, theksoi ministri i Jashtëm Dimitris Avramopoulos, në parlamentin grek.
“Bashkëpunimi ndërmjet të dy vendeve mund të përbëjë një pikënisje zhvillimi dhe prosperiteti, ndërsa faktorë të rëndësishëm në këtë përpjekje janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi”, shtoi ai.
17 vjet nga masakra e Srebrenicës
Më 11 korrik të vitit 1995, nis masakra më e madhe në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore, Masakra e Srebrenicës, ku forcat serbe ekzekutuan 8 mijë meshkuj vetëm e vetëm se i përkisnin një tjetër grupi etnik dhe fetar.
Në vitin 1992 Serbia nisi luftën e Bosnjes. Në prill të vitit 1995 Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi Srebrenicën në veri-lindje të Bosnjes si “zonë të sigurtë”. Zona ruhej nga paqeruajtës të OKB-së, të njohur si “kaskat blu”.
17 vjet nga masakra e Srebrenicës
Më 11 korrik të vitit 1995, nis masakra më e madhe në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore, Masakra e Srebrenicës, ku forcat serbe ekzekutuan 8 mijë meshkuj vetëm e vetëm se i përkisnin një tjetër grupi etnik dhe fetar.
Në vitin 1992 Serbia nisi luftën e Bosnjes. Në prill të vitit 1995 Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi Srebrenicën në veri-lindje të Bosnjes si “zonë të sigurtë”. Zona ruhej nga paqeruajtës të OKB-së, të njohur si “kaskat blu”.
SHBA, Obama rinis betejën për taksat
Presidenti Barak Obama po rifillon betejën politike të taksave, duke bërë thirrje për zgjatjen e shkurtimit të taksave për amerikanët e klasës së mesme, por jo për të pasurit. Duke marrë parasysh se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen pas më pak se katër muajsh, zoti Obama ftoi sot në Shtëpinë e Bardhë taksapaguesit amerikanë që do të përfitonin nga ky propozim. Presidenti demokrat i cili po përpiqet të fitojë një mandat të dytë katërvjeçar, bëri thirrje për një zgjatje një-vjeçare të ligjit për taksat për ata që fitojnë më pak se 250 mijë dollarë në vit.
Bileta e transportit urban, PS kundërshton rritjen
Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës kundërshtojnë rritjen e çmimit të biletës për linjat urbane nga 30 në 50 lekë. Aldrin Dalipi tha se rritja vjen në kushtet e një krize të skajshme ekonomike, rritje të cilën ai tha se do ta refuzojnë kur propozimi të diskutohet zyrtarisht ne këshillin bashkiak të Tiranës.
Spanja, 30 miliardë euro për bankat
Ministrat e Financave të eurozonës kanë rënë dakord për t’i dhënë hua Spanjës 30 miliardë euro këtë muaj për të ndihmuar bankat e saj që ndodhen në vështirësi.
Kjo do të jetë pjesa e parë e një ndihme prej 100 miliardë eurosh për të cilën u ra dakord në muajin qershor.
Ministrave do t’u duhet të marrin aprovimin e parlamenteve përkatëse dhe shpresojnë se pagesa do të bëhet në fund të korrikut.
"National Geographic" reklamon Shqipërinë
National Geographic" reklamon Shqipërinë në një mënyrë tejet interesante. Ai u sugjeron turistëve të ndjekin gjurmët e Lord Bajronit në vendin tonë. Duke e nisur artikullin në uebsajtin për Ballkanin Perëndimor me vargjet e poetit anglez, përmendet udhëtimi i famshëm i lordit në jugun e Shqipërisë më 1809-ën.
Ekonomia e Maqedonisë në rrezik serioz
Viti 2012 mund të paraqesë kohën kur Maqedonia pëson fiasko, sa i përket shfrytëzimit të fondeve evropiane, thekson drejtuesja e Qendrës Maqedonase për Edukim Evropian, Lidija Dimova. Ajo nënvizon për radio Evropa e Lirë se institucionet janë treguar të paafta të konkurrojnë për shfrytëzimin e fondeve që Bashkimi Evropian i ofron si ndihmë për shtetet aspirante për të përforcuar kapacitetet institucionale.
Respektivisht nga 620 milionë eurot që ka në dispozicion për periudhën kohore 2007 - 2013, Maqedonia ka shfrytëzuar deri më tani vetëm rreth 90 milionë euro.
Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, vendi më i ndotur nga plehrat
Monumenti i Pavarësisë në Vlorë është pika e referimit të turistëve vendas dhe të huaj. Por njëkohësisht ky vend është edhe më i ndoturi në qytet. Drejtoria e Monumenteve të Kulturës e ngre këtë shqetësim, pasi nuk po gjen zgjidhje për pastrimin e tij. Mungesa e bashkëpunimit me bashkinë e qytetit dhe mungesa e kulturës qytetare e kanë kthyer në problem mirëmbajtjen e monumentit të pavarësisë në Vlorë. Muri rrethues i tij është kthyer në vendgrumbullimi mbeturinash thotë përfaqësuesi i drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës.
Propozimi i shoqatës: Bileta e urbanit të bëhet 50 lekë
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i propozon bashkisë së Tiranës që bileta e urbanit të bëhet 50 lekë. Shoqata e argumenton këtë kërkesë me rritjen e çmimit të naftës, dhe koston e blerjes së autobuzave të rinj. Bashkia konfirmon se propozimi ka mbërritur në dyert e saj, porse ende nuk shqyrtuar dhe nuk është marr asnjë vendim. Nëse ajo e mbështet rritjen e çmimit do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të vendosë rritjen. Shoqata është shprehur se nëse nuk pranohet propozimi i saj do të mbyllin fare biznesin, pasi për ta është falimentim.
Albanian Screen