Presidencialet në SHBA, Romney kritika Obamës për punësimin

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney u përpoq ta përqëndrojë fushatën në të dhënat e dobëta të punësimit për të denoncuar politikat ekonomike të presidentit Barak Obama. Romney kërkon të largojë fokusin nga debati për kujdesin shëndetësor, në të cilin ai nuk ka mundur të fitojë pikë gjatë javëve të fundit.
Raporti gjashtëmujor i punësimit, i cili mund të vendosë tonalitetin e debateve të fushatës për zgjedhjet e 6 nëntorit, e lejon Romney-n të drejtojë akuza ndaj Obamës, ndërsa ky i fundit gjatë një takimi elektoral në shtetin e Ohajos, e komentoi këtë raport me nota pozitive. "Nuk mund të jemi të kënaqur", tha ai, duke shtuar se raporti shënon një hap në drejtimin e duhur.
Albanian Screen
Add new comment