Eksporti i çimentos, Sindikata: Kosova të heqë taksën

Fabrikat shqiptare të çimentos rrezikojnë të bllokohen, pasi janë vënë në vështirësi financiare si rezultat, problemeve në shitjen e produktit në tregun kosovar. Dogana kosovare aplikon një taksë reference prej 35 përqind për çimenton shqiptare. Nga bllokimi i fabrikave ata që penalizohen janë punonjësit, pasi rrezikojnë të mos marrin pagat. Sindikata e punonjësve kërkon anullimin e urdhëresës së ministres së Ekonomisë, Mimoza Kusari Lila, për aplikimin e taksës.
"Nëse 25 tonë të paguash 400 euro, tani çimento shqiptare për 25 ton duhet të paguajë 1600 euro. Kjo do të thotë që Shqipërisë ti pezullohet tregu i shitjes, të mos përballohet dot kjo referencë e ndërmarr nga zonja Mimoza Kusari dhe vetëkuptohet që kur nuk ka treg shitje punëtorët janë drejt reformës, drejt heqjes nga puna dhe njëkohësisht janë me rroga të papaguara. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka thirrur strukturat e saj për të marr vendimet përkatëse për zhvillimin e një proteste masive përpara selisë së ambasadës së Kosovës për këtë urdhëresë e cila ka penalizuar punonjësit shqiptarë", tha Gëzim Kalaja, BSPSH.
Çimento e prodhuar në Shqipëri zë afërsisht 40 për qind të importit në Kosovë. Prej dy muajsh ka nisur aplikimi i taksës së referencës prej 35 për qind vetëm për çimenton shqiptare. Ky produkt kur importohet në tregun kosovar, nga Greqia dhe Maqedonia e ka referencën doganore zero.
Albanian Screen
Add new comment