Arkiv-Lajme të përditësuara

Protesta antibërthamore në Japoni. Ish- kryeministri me protestuesit

Postuar në 21 Korrik, 2012 03:41

 

Ish-kryeministri japonez, Jukijo Hatojama u bashkua me demonstruesit kundër energjisë bërthamore të cilët ishin mbledhur përpara zyrës së shefit të Qeverisë, dikur edhe zyra e tij. Kjo lëvizje shihet si një shenjë e re se partia drejtuese në Japoni është duke u përcarë në lidhje me energjinë dhe politika të tjera qeveritare. 

Sindikatat në protestë: Hiqni taksën e referencës për çimenton

Postuar në 20 Korrik, 2012 10:56

Punonjësit e fabrikave të çimentos protestojnë ndaj taksës së referencës për çimenton, të vendosur nga qeveria e Kosovës. Kjo taksë po rrezikon falimentimin e këtyre fabrikave në vend dhe humbjen e vendeve të punës për rreth 1000 mijë punëtorë. 
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në tubimin e tyre kërkuan nga ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto dhe kryeministri Berisha, të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. 

Ndryshimet kushtetuese, konstitucionalistët kundër: Të mos përsëriten gabimet e 2008

Postuar në 20 Korrik, 2012 10:51

 E ndërsa politika ka filluar me propozime konkrete diskutimet për heqjen e imuniteteve, disa prej konstitucionalistëve më të njohur në vend, janë kundër ndryshimeve të shpejta. Duke folur në forumin civil të drejtuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu, Luan Omari, tha se po përsëritet historia e turpshme e vitit 2008 , ku faji është edhe i opozitës për ndryshimet Kushteutese të atëhershme. Sipas tij duhet kujdes i madh në ndryshimin e Kushtetutës, pasi është një proces që prek edhe ndryshime të tjera. 

Spanja, eurozona miraton ndihmën

Postuar në 20 Korrik, 2012 10:48

Ministrat e Financave të eurozonës kanë aprovuar marrëveshjen për t’i dhënë një ndihmë prej 100 miliardë eurosh Spanjës, në mënyrë që të rimëkëmbë institucionet bankare. 

Por masa e saktë e huase do të jepet vetëm në shtator, kur qeveria spanjolle të marrë rezultatin e auditimit të bankave të saj. 

Investitorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen financiare të Spanjës, duke e rritur koston e huave. Të dhënat e reja tregojnë se bankat kanë 155 miliardë euro hua, të cilat mund të mos shlyhen. 

Spanjë, plumba gome ndaj protestuesve

Postuar në 20 Korrik, 2012 04:01

Policia spanjolle ka qëlluar plumba gome për të shpërndarë manifestuesit në Madrid, në ditën e një proteste mbarëkombëtare kundër shkurtimit të shpenzimeve. 

Protestuesit u vendosën zjarrin kazanëve të mbeturinave teksa u afrohej policia në qendër të qytetit, pranë ndërtesës së Parlamentit. Shtatë persona u arrestuan dhe gjashtë të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet lokale. 

Zjarre në Europë, qindra të evakuar në Portugali e Greqi

Postuar në 20 Korrik, 2012 03:58

 Banorët që jetonin pranë kryeqytetit të ishullit portugez të Madeiras u detyruan të linin shtëpitë e tyre, teksa zjarret vazhdonin të kërcënonin hektarë të tërë me pyje. Një zjarr në rrethinat e Funchal thuhet se ka shkatërruar 2 shtëpi e ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të paktën 25 të tjera. 

Microsoft regjistron humbjen e parë

Postuar në 20 Korrik, 2012 03:33

Gjigandi Microsoft ka regjistruar humbjen e parë në historinë e tij për shkak të zhvlerësimeve në divizionin e shërbimeve online. 

Humbja erdhi pas zhvlerësimit të vlerës prej 6.2 miliardë dollarësh, që dështoi në sjelljen e përfitimeve të pritura nga Microsoft. 

Ky veprim ka çuar në një humbje prej 492 milionë dollarë në tre muajt deri në fund të qershorit, krahasuar me një përfitim prej 5.9 miliardë të regjistruar vitin e kaluar. 

Britani, grevë në vigjiljen e Londër 2012

Postuar në 20 Korrik, 2012 03:31

Mijëra punonjës të stafit kufitar në Britani do të zhvillojnë grevë një ditë para fillimit të Lojrave Olimpike 2012. 

Anëtarët e Unionit të Shërbimeve Publike dhe Komerciale (PCS) do të jenë në grevë për 24 orë të enjten e ardhshme, kur mijëra vizitorë pritet të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.

Sekretarja e Brendshme, Theresa May tha se veprimi ishte i turpshëm, pasi kërcënon njerëzit që do të udhëtojnë për në Londër për Lojrat.

Ministri i Emigracionit, Damian Green tha se planet e emergjencës janë gati.

Kriza ekonomike, grekët ndër kombet më pesimiste

Postuar në 20 Korrik, 2012 03:29

Shumë grekë, veçanërisht mjekë dhe specialistë në teknologjinë e informacionit po largohen nga Greqia drejt Gjermanisë për të punuar. 
Vendi merr më shumë emigrantë grekë sot është Gjermania, sepse ka një diferencë të madhe të pagave dhe shumë papunësi në Greqi. 

Sipas të dhënave në vitin 2010 u larguan në Gjermani 5 000 persona, në vitin 2011 u larguan 9 000 persona dhe në gjysmën e parë të vitit 2012, 15 000 persona. Aktualisht janë 6 000 mjekë grekë që punojnë në Gjermani. 

Mjekët duhanpirës, ISHP: Mbi 60 përqind e të rinjve pijnë cigare

Postuar në 19 Korrik, 2012 08:22

Në një kohë, që ata duhet të jenë promotorët e shëndetit të popullatës ata janë ndër duhanpirësit më të mëdhenj. E këtu e kemi fjalën për studentët e vitit të tretë të mjekësisë, stomatologjisë, faramacisë, të cilit sipas një studimi të fundit rezultojnë se më shumë se gjysma e djemve janë konsumatorë të duhanit dhe rreth 23 përqind e vajzave.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara