Sindikatat në protestë: Hiqni taksën e referencës për çimenton

Punonjësit e fabrikave të çimentos protestojnë ndaj taksës së referencës për çimenton, të vendosur nga qeveria e Kosovës. Kjo taksë po rrezikon falimentimin e këtyre fabrikave në vend dhe humbjen e vendeve të punës për rreth 1000 mijë punëtorë.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në tubimin e tyre kërkuan nga ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto dhe kryeministri Berisha, të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
"Ne ju kërkojmë juve sot të mbroni punonjësit e fabrikave të çimentos. Të ndërhyni pranë qeverisë së Kosovës, pranë ministres Mimoza Lila Kusari, pranë kryeministrit Thaçi, të mos ketë referenca të ndasjellta", ishte thirrja e kryetari të BSPSH-së, Gëzim Kalaja.
Më pas nga ministria e Ekonomisë, sindikalistët u ndalën para ambasadës së Kosovës në Tiranë, ku bënë thirrje që qeveria e Kosovës të heqe taksën që po lë pa punë punonjësit shqiptar.
Prej dy muajsh doganat e Kosovës aplikojnë një taksë reference prej 35 % për çimenton që eksportohet nga Shqipëria. Afro 40 për qind e çimentos së prodhuar në vend eksportohet drejt Kosovës.
Albanian Screen
Add new comment