Arkiv-Lajme të përditësuara
Irani, Romney: S’përjashtohet ndërhyrja ushtarake
Për Shtetet e Bashkuara është i papranueshëm një Iran bërthamor, e për këtë nuk duhet përjashtuar mundësia e një ndërhyrjeje ushtarake.
Kjo ishte deklarata e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney i cili vazhdon të shpalosë programin e tij politik kur kanë mbetur edhe pak muaj nga gara e 6 nëntorit ku përballë do të ketë presidentin aktual dhe kandidatin demokrat për një tjetër mandat, Barack Obama.
Economist: Greqia ka 2 javë kohë. Trojka takon Samaras
Kryeministri Samaras informoi sot krerët e Trojkës me zhvillimet e deritanishme dhe nismat që duhet të ndërmerren nga qeveria për të sjellë programin grek në rrugën e duhur, gjatë një orë e gjysmë takimi, ku merrnin pjesë edhe ministri dhe zëvendësministri i Financave.
Economist: Greqia ka 2 javë kohë. Trojka takon Samaras
Kryeministri Samaras informoi sot krerët e Trojkës me zhvillimet e deritanishme dhe nismat që duhet të ndërmerren nga qeveria për të sjellë programin grek në rrugën e duhur, gjatë një orë e gjysmë takimi, ku merrnin pjesë edhe ministri dhe zëvendësministri i Financave.
Kukësi pa energji elektrike
Qyteti i Kukësit është pa energji elektrike. Kjo pasi rreth 100 persona, të cilëve u është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe sipas kompanise CEZ janë debitorë, janë futur në mjediset e nënstacionit të qytetit.
Për këtë arsye nënstacioni është stakuar, ndërsa policia ka ndërhyrë për të nxjerrë protestuesit.
Stakimi i energjisë elektrike thuhet se është bërë për arsye sigurie, për të shmangur një tragjedi të mundshme që mund të sjellë hyrja e personave të pautorizuar në një nënstacion elektrik të tensionit të lartë.
Barroso: Jo zvogëlimit të buxhetit të BE
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet për të zvogëluar buxhetin e Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm.
Francë, papunësia në shifra rekord
Kriza e rëndë ekonomike ka bërë që në Francë të regjistrohet një rekord papunësie që nuk konstatohej prej kohësh.
Numri i të papunëve ka arritur në qershorin e këtij viti kuotën e 2 milionë e 945 mijë personave, plot 23.700 më shumë krahasuar me muajin maj.
Shifra në fjalë ka shënuar kështu nivelin rekord që prej vitit 1991, ka bërë të ditur Ministria e Punës në Paris, sipas të cilës në bazë vjetore taksa franceze e papunësisë për qershorin është rritur me 7.8%.
Shifrat e rënda vijnë pasi më herët gjatë
Kriza greke, qeveria ka para deri në 20 gusht
Ekspertët thonë Athina është thuajse pa para dhe mund të mbahet në këmbë deri në 20 gusht. Zyrtarët e Komisionit Europian janë shprehur se duhet gjetur një mënyrë për të financuar Greqinë gjatë gushtit, por nuk kanë shpjeguar se si do të arrihet kjo. Trojka europiane do të japë vlerësimin e saj nëse vendi ka bërë mjaftueshëm sa të sigurojë ndihmën e radhës së BE-së e FMN-së.
Ndryshimi i klimës, NASA: Shkrirje e paprecedentë akujsh
Agjencia NASA dhe shkencëtarë nga disa universitete thanë se të dhënat nga tre satelitë të ndryshëm hapësinorë konfirmojnë një shkrirje të paprecedent në akujve gjatë muajit korrik. Harta e përpiluar nga të dhënat satelitore tregon se më 8 korrik rreth 40 për qind e shtresës së akullit që mbulon Groenlandën kishte shkrirë. Deri në 12 korrik, 97 e kësaj sipërfaqeje kishte shkrirë.
Rënia në Britani, Cameron i pakënaqur me shifrat
Kryeministri britanik, David Cameron i cilësoi të pakënaqshme të dhënat e një raporti ekonomik, sipas të cilave produkti i brendshëm bruto i Britanisë së Madhe është tkurrur me 0.7 për qind në çerekun e dytë të këtij viti. Ndërsa vizitonte avionmbajtësen HMS, e dislokuar si masë mbrojtëse për Lojërat Olimpike të Londrës, kryeministri iu përgjigj gazetarëve duke theksuar se raporti tregon për vështirësitë ekonomike me të cilat përballet vendi.
SHBA, rritje e çmimeve të ushqimeve
Çmimet e ushqimeve kanë të ngjarë të rriten në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm për shkak të thatësirës që ka përfshirë zona të mëdha të Miduestit.
Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan për Agrikulturën, i cili ka parashikuar se çmimi i qumshtit, vezëve dhe mishit do të rritet mbi kuotën normale të inflacionit, duke qenë se moti i thatë ka rritur kostot për ushqimin e kafshëve.