Ndryshimi i klimës, NASA: Shkrirje e paprecedentë akujsh

Agjencia NASA dhe shkencëtarë nga disa universitete thanë se të dhënat nga tre satelitë të ndryshëm hapësinorë konfirmojnë një shkrirje të paprecedent në akujve gjatë muajit korrik. Harta e përpiluar nga të dhënat satelitore tregon se më 8 korrik rreth 40 për qind e shtresës së akullit që mbulon Groenlandën kishte shkrirë. Deri në 12 korrik, 97 e kësaj sipërfaqeje kishte shkrirë.
Vëzhgimi konkludon se sipërfaqja e shkrirë e akujve është më e madhja se në çdo kohë tjetër në 30 vitet e fundit. Shkencëtarët e klimës nënvizojnë se mesatarisht gjatë verës, rreth gjysma e sipërfaqes së akullt të Groenlandës shkrin natyralisht.
Kërkuesit ende nuk kanë përcaktuar sesi do të ndikojë kjo shkrirje masive në volumin e përgjithshëm të akujve këtë verë e nëse do të kontribuojë në ngritjen e nivelit të detit.
Add new comment