Rënia në Britani, Cameron i pakënaqur me shifrat

Kryeministri britanik, David Cameron i cilësoi të pakënaqshme të dhënat e një raporti ekonomik, sipas të cilave produkti i brendshëm bruto i Britanisë së Madhe është tkurrur me 0.7 për qind në çerekun e dytë të këtij viti. Ndërsa vizitonte avionmbajtësen HMS, e dislokuar si masë mbrojtëse për Lojërat Olimpike të Londrës, kryeministri iu përgjigj gazetarëve duke theksuar se raporti tregon për vështirësitë ekonomike me të cilat përballet vendi.
"Eshtë vitale për ne, të dyfishojmë përpjekjet për të vendosur nën kontroll borxhin, të menaxhojmë defiçitin dhe të krijojmë kushtet që ekonomia të nisë të lëvizë", theksoi Cameron.
Të dhënat për rënie ekonomike përbëjnë recesionin e dytë në katër vitet e fundit, në një ekonomi të goditur nga kriza e eurozonës.
Albanian Screen
Add new comment