Kriza greke, qeveria ka para deri në 20 gusht

Postuar në 26 Korrik, 2012 05:21

 Ekspertët thonë Athina është thuajse pa para dhe mund të mbahet në këmbë deri në 20 gusht. Zyrtarët e Komisionit Europian janë shprehur se duhet gjetur një mënyrë për të financuar Greqinë gjatë gushtit, por nuk kanë shpjeguar se si do të arrihet kjo. Trojka europiane do të japë vlerësimin e saj nëse vendi ka bërë mjaftueshëm sa të sigurojë ndihmën e radhës së BE-së e FMN-së. 

Zëdhënësi i KE-së, Antoin Colombani tha në Bruksel se trojka do të udhëtojë sërish drejt Athinës në muajin shtator dhe vetëm atëherë do të jepet vlerësimi mbi implementimin e programit. "Përpara kësaj kohe është shumë herët për të dalë në përfundime",-u shpreh ai. 

Analisti gjerman, Fidel Helmer thotë se 'duhet të na shqetësojë fakti që Greqia do të duhet të dalë nga eurozona herët apo vonë. "Sot trojka po punon atje dhe pritet të japë një raport neutral",-tha ai. Zyrtarët e BE-së i kanë thënë asjgnecisë së lajmeve, Reuters se Athina nuk ka përmbushur një pjesë të madhe të detyrimeve të saj. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.