Kukësi pa energji elektrike

Qyteti i Kukësit është pa energji elektrike. Kjo pasi rreth 100 persona, të cilëve u është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe sipas kompanise CEZ janë debitorë, janë futur në mjediset e nënstacionit të qytetit.
Për këtë arsye nënstacioni është stakuar, ndërsa policia ka ndërhyrë për të nxjerrë protestuesit.
Stakimi i energjisë elektrike thuhet se është bërë për arsye sigurie, për të shmangur një tragjedi të mundshme që mund të sjellë hyrja e personave të pautorizuar në një nënstacion elektrik të tensionit të lartë.
Pa energji kanë mbetur edhe dogana e Morinit si edhe spitali i Kukësit.
top-channel.tv
Add new comment