Protesta antibërthamore në Japoni. Ish- kryeministri me protestuesit

Ish-kryeministri japonez, Jukijo Hatojama u bashkua me demonstruesit kundër energjisë bërthamore të cilët ishin mbledhur përpara zyrës së shefit të Qeverisë, dikur edhe zyra e tij. Kjo lëvizje shihet si një shenjë e re se partia drejtuese në Japoni është duke u përcarë në lidhje me energjinë dhe politika të tjera qeveritare.
Sipas medias japoneze, mbi 7 mijë persona morën pjesë në marshim. Debati për energjinë bërthamore në këtë vend është nxehur së tepërmi, pas vendimit të kryeministrit Noda për të rivënë në punë reaktorët e mbyllur më parë për shkak të katastrofës nga cunami i 10 marsit të kaluar.
Turma gjithnjë e më të mëdha protestuesish mblidhen përpara zyrës së kryeministrit Noda, çdo të premte.
Albanian Screen
Add new comment