Ndryshimet kushtetuese, konstitucionalistët kundër: Të mos përsëriten gabimet e 2008

Postuar në 20 Korrik, 2012 10:51

E ndërsa politika ka filluar me propozime konkrete diskutimet për heqjen e imuniteteve, disa prej konstitucionalistëve më të njohur në vend, janë kundër ndryshimeve të shpejta. Duke folur në forumin civil të drejtuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu, Luan Omari, tha se po përsëritet historia e turpshme e vitit 2008 , ku faji është edhe i opozitës për ndryshimet Kushteutese të atëhershme. Sipas tij duhet kujdes i madh në ndryshimin e Kushtetutës, pasi është një proces që prek edhe ndryshime të tjera.

“Cdo ndryshim lidhet me ndryshimet e tjera të mundshme, sepse Kushtetuta nuk është thjesht një tërësi nenesh kot më kot, por është një tërësi organike nenesh, dhe ndërhyrja në një apo disa nene patjetër që ka pasojë edhe në nene të tjera. Pra këto ndryshime duhet të mendohen mirë. Dhe populli që ka dhënë votën e tij me referendum, mos të harrojmë, ai nuk mund të mënjanohet nga ky diskutim2,- deklaroi Luan Omari.

Ndërsa, për Aurela Anastani , përvoja e hidhur e ndryshimeve në 2008, nuk duhet të përsëritet edhe me këto ndryshime. Zonja Anastasi theksoi se duhet të bëhet një ndryshim midis termave që po përdoren ndryshim apo heqje të imunitetit. E rëndësishme sipas saj është diskutimi se cfarë do të ndodhë më pas dhe në vecanti cdo të ndodh me gjyqtarët që do përballen me një realitet të ndryshëm.

“Janë vetëm 3 nene, apo 4 nene ato që synohen të ndryshohen, por duhen parë dhjetra nene të tjera që vendosin në balancë gjithë sistemin. Sepse ndryshe kur heq një tullë ka rrezik shkatërrohet sistemi fare”,- theksoi Anastasi.

Kritik ndaj nismës së mazhorancës, u shpreh edhe ish- presidenti Alfred Moisiu, sipas të cilit është i pakuptueshëm ky nxitim nga politika. Cdo ndyshim për ish- kreun e shtetit, duhet të jetë i matur, dhe jo të trajtohet Kushtetuta si leckë.

“Nuk jemi në gjendje ti kuptojmë politikanët tanë se cfarë duan të arrijnë me nxitimin e paparë për të ndërhyrë në Kushtetutë. Sa herë që ju duket e dobishme për ta”,- theksoi ish-presidneti Moisiu. Në fund të takimit u firmos edhe një rezolutë që i dërgohet partive politike dhe faktorit ndërkombëtar, për të mos u nxituar në ndryshimin e Kushtetutës

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by nik (not verified) on

"Kostitucionalistet kunder"

dhe pastaj na del qe keto konstitucionaliste jane  "Alfred Moisiu dhe Luan Omari",

Sot po mesoj qe plaku i mjere Moisiu (duke luajtur tavell) qenka bere konstitucionalist.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.