Mjekët duhanpirës, ISHP: Mbi 60 përqind e të rinjve pijnë cigare

Në një kohë, që ata duhet të jenë promotorët e shëndetit të popullatës ata janë ndër duhanpirësit më të mëdhenj. E këtu e kemi fjalën për studentët e vitit të tretë të mjekësisë, stomatologjisë, faramacisë, të cilit sipas një studimi të fundit rezultojnë se më shumë se gjysma e djemve janë konsumatorë të duhanit dhe rreth 23 përqind e vajzave.
"56 përqind e meshkujve të kësaj grupmoshe konsumojnë duhan dhe vetëm 23 përqind është mesatarja e vajzave të viteve të treta të këtyre fakulteteve që konsumojnë duhan. Këto shifra tregojnë që ende niveli i duhanpirjes qëndron në shifra të larta, për faktin që këta janë punonjësit e shëndetësisë", thotë Roland Shuperka, Specialist i duhanit, ISHP.
Gjithashtu në vijmësi të studimit raportohet se 18 përqind e vdekjeve në vit në vendin tonë të moshave mbi 35 vjeç i atribuohen duhanit. Këta persona jo gjithmonë janë duhanpirës aktivë, por janë dhe pasive, pasi qëndrojnë duke thither tymin e të tjerëve në ambiente të ndryshme ku konsumohet duhan.
"18 përqind e të gjitha vdekjeve mbi moshën 35 vjeç që ndodhin në vendin tonë i atribuohen duhanit, jo duhanpirjes. Duhanit, pra do të thotë dhe duhanpirje dhe qëndrimi në ambient me tym duhani. Mendoni që 3300 veta vdesin çdo vit në Shqipëri nga sëmundjet që shkakton duhani", vijon Shuperka.
Për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për zbatimin e ligjit kundër produkteve të duhanit pak ditë më parë dhe Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo tha se do të riaktivizohet task forca, e cilat u testua pas muaj më parë dhe u konsiderua si e suksesshme. Për tre muaj kjo task forca mund jo vetëm të gjobiste mbi 200 subjekte, por dhe arriti të mblidhte të gjitha gjobat.
Albanian Screen
Add new comment