Kriza ekonomike, grekët ndër kombet më pesimiste

Postuar në 20 Korrik, 2012 03:29

Shumë grekë, veçanërisht mjekë dhe specialistë në teknologjinë e informacionit po largohen nga Greqia drejt Gjermanisë për të punuar. 
Vendi merr më shumë emigrantë grekë sot është Gjermania, sepse ka një diferencë të madhe të pagave dhe shumë papunësi në Greqi. 

Sipas të dhënave në vitin 2010 u larguan në Gjermani 5 000 persona, në vitin 2011 u larguan 9 000 persona dhe në gjysmën e parë të vitit 2012, 15 000 persona. Aktualisht janë 6 000 mjekë grekë që punojnë në Gjermani. 

Ndërkaq sondazhet bëjnë të ditur edhe një herë se grekët janë një prej kombeve më pesimiste në botë për shkak të mungesës së parave dhe mosbesimit të konsumatorëve. Në Greqi, 9 në 10 qytetarë mendojnë se vendi i tyre është në recesion, ndërsa po aq besojnë se kriza do të zgjatet dhe muajt që pasojnë. 

Ndërkohë që të ardhurat e konsumatorëve grekë janë reduktuar në masë të madhe dhe papunësia ka arritur nivele të papara, shqetësimi më i madh i qytetarëve grekë janë ekonomia dhe perspektivat e vendeve të punës. 

Për më tepër, 4 në 10 grekë thonë se ata nuk arrijnë të kursejnë ndonjë para pas plotësimit të nevojave themelore. Ata i kanë ndryshuar zakonet e tyre blerëse për shkak të krizës duke reduktuar paratë e shpenzuara për argëtim dhe duke u zhvendosur në produktet e konsumit më të lira, të cilat në vitet e fundit, duket se gradualisht duke fituar terren në tregun grek. 

Dhjetë vendet më optimiste vijnë nga Azia dhe Lindja e Mesme, ndërsa 8 prej 10 vendeve më pesimiste janë në Evropë. Indonezia është vendi më optimist në botë, pasuar nga India dhe Filipinet. 

Nga ana tjetër, në vendet evropiane, rënia e zgjatur ekonomike ka çuar në nivele më të larta të pesimizmit, në mbarë botën. Pozita e fundit mbahet nga Hungaria me 30 pikë, Portugalia 40 pikë, Italia 41 pikë dhe Greqia me 43 pikë. 

 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.