Apeli i Ligës Arabe: Al Assad të largohet

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe i kanë bërë thirrje presidentit sirian Bashar al Assad të largohet nga pushteti dhe i kanë ofruar atij dhe familjes mbrojtje për largimin nga vendi. Liga i ka bërë thirrje edhe forcave opozitare të formojnë një qeveri tranzicioni. Megjithatë Libani fqinj thotë se thirrjet kanë rënë në vesh të shurdhët, raporton BBC.
Assad ka mbajtur një takim me shefin e ushtrisë dhe i ka dhënë atij udhëzime të luftojë rebelët. Ndërkaq këta të fundit kanë marrë kurajo nga seria e sulmeve dhe vrasjeve të zyrtarëve të lartë javën e kaluar në Damask. BBC shkruan se rebelët po furnizohen me armë nga jashtë vendit, ndërsa luftimet kanë vazhduar edhe gjatë natës.
Albanian Screen
Add new comment