Tregtia e jashtme bilanc negativ, thellohet defiçiti tregtar

Bilanci i tregtisë me jashtë gjatë muajit qershor ka rezultuar negativ. Deficiti tregtar është thelluar, ai ka shënuar rritje me 13 për qind. Kjo erdhi pasi vendi ynë eksportoi më pak mallra në vendet e BE-së dhe vendet partnere tregtare.
"Në Qershor 2012 u eksportuan 17,672 miliardë lekë mallra, me ulje 8.7 përqind në krahasim me Maj 2012 dhe rritje me 9.4 përqind në krahasim me Qershor 2011. U importuan 46,026 miliardë lekë mallra me rritje 3.7 përqind në krahasim me Maj 2012 dhe ulje 1.3 përqind në krahasim me Qershor 2011. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 28,354 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 13.3 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 7 përqind krahasuar me Qershor 2011", tha Irsida Nurellare, specialiste tregtia me jashtë .
Tregtia me vendet e BE është 65.4 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 39.2 përqind, ndërsa me Greqinë është 7.6 përqind. Disa nga produktet që shënuar rritje në eksport janë: materialet e ndërtimit, prodhimet e drurit. Rritje në importeve u shënua për produktet ushqimore me 16.9 përqind. Në Qershor, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 7,054 miliardë lekë, duke zënë 15.3 përqind ndaj totalit të importit. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 76 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.
Albanian Screen
Add new comment