Siri, plasin revoltat në burgje. 9 të vdekur

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:25

Trupat ushtarake siriane vazhdojnë përleshjet me rebelët në Damask e Aleppo në përpjekje për të rimarrë kontrollin në zonat ku nuk e kanë më. Në Aleppo e Homs janë rregjistruar edhe revolta në burgje dhe përpjekje për arratisje. 

Aktivistët thanë se nëntë të burgosur vdiqën të djegur gjatë një rebelimi në burgun e Aleppos. Ata thanë gjithashtu se forcat e sigurisë kanë kërcënuar se do të mësyjnë në burgun e Homsit. 

Luftimet e reja në Siri ndodhin ndërsa në arenën ndërkombëtare ekziston një shqetësim i madh mbi kërcënimet e Sirisë për të përdorur armë bërthamore. Damasku zyrtar njoftoi të hënën se këto armë nuk do të përdoren brenda vendit, por vetëm kundër një sulmi të mundshëm nga jashtë. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.