Britani e Madhe, thellohet recesioni

Recesioni në Britaninë e Madhe është thelluar, treguan të dhënat e fundit zyrtare, ndërsa në tremujorin midis prillit dhe qershorit është regjistruar një rënie prej 0,7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kontraktimi është shumë më i thellë se parashikimet dhe tkurrja e 0,3% e tremujorit të parë, çka bën që ekonomia britanike të jetë tkurrur me 1% në gjashtë muajt e parë të vitit.
Zyra Kombëtare e Statistikave fajësoi për këtë rënie ngadalësimin e dukshëm në sektorin e ndërtimit.
Në raport shkruhej se disa faktorë të tjerë të pallogaritur, si moti i keq dhe pushimet e zgjatura të bankave në qershor mund të kenë ndikuar për të bërë edhe më të zymtë panoramën ekonomike.
Raporti i publikuar të mërkurën është paraprak, ndërsa shifra e vërtetë e recesionit do të mësohet vetëm në muajt në vazhdim, pasi të dhëna shtesë të jenë përllogaritur.
Britania e Madhe është shteti me ekonominë e tretë më të madhe në Europë, pas Gjermanisë dhe Francës.
top-channel.tv
Add new comment