Maqedoni, protesta për Ban Ki Mun: Angazhim për çështjen e emrit

Postuar në 25 Korrik, 2012 11:39

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka paralajmëruar se do të angazhohet personalisht tek autoritetet greke për të përshpejtuar procesin e zgjidhjes së emrit dhe për respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këtë qëndrim, Ki-Moon ia ka përcjellë edhe presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, në takimin që kanë realizuar sot në Ohër. 

“Do të investojmë përpjekje maksimale për të biseduar me autoritetet greke. Menjëherë pas vizitës, do të dërgojë në Greqi përfaqësuesin tim special Metju Nimic që të përcjell atë të cilën e kemi biseduar këtu. Unë personalisht do ta kontaktoj kryeministrin Samaras për të ndihmuar në përshpejtimin e këtij procesi. Është për të ardhur keq se si dy vende fqinje nuk arritën t’i shfrytëzojnë potencialet e tyre për bashkëpunim rajonal, për pajtesë dhe zhvillim”, ka deklaruar Ki-Moon në një fjalim para deputeve të Maqedonisë. 

OKB do të bëjnë gjithçka , ka siguruar Ki-Mon, për të lehtësuar këtë proces. “Bëhet fjalë për një problem afatgjatë. Të vetëdijshëm për vendimin e GJND-së, do t’i marrim parasysh të gjitha aspektet”, ka thënë më tej njeriu i parë i OKB-së Ban Ki Moon. 

Ndërkaq Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) një organizatë ultranacionaliste maqedonase që është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE ka protestuar në Shkup me rastin e vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. 
Pikërisht në kohën kur kreu i OKB-së mbante fjalim në Parlamentin e Maqedonisë duke mbajtur pankarta "Stop negociatave për emrin e Maqedonisë" 

Mësohet se kjo protestë e cila kishte tubuar dhjetra protestues ka mbështetjen indirekte nga partia në pushtet e kryeministrit Nikolla Gruevski, pasi që KBM bën pjesë në koalicionin e gjërë me VMRO-DPMNE.

 

Ballkanweb.com
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.