Gafat e Romney, komente raciste në turin izraelit

Turi në Europë dhe Izrael duhet t'i siguronte kandidaturës së republikanit Mitt Romney konsensus ndërkombëtar sikundër Barak Obamës 4 vjet më parë, por për republikanin nuk ka ndodhur kështu.
I ftuar nga ish- presidenti polak dhe laureati i çmimit Nobel të Paqes Lech Valesa, Romney ka vizituar kantierin e anijeve në Gdansk, duke shkaktuar një debat me udhëheqjen aktuale të Solidarnostit që është distancuar nga Romney duke theksuar se kandidati për president mbështet sulmet kundër sindikatave amerikane.
Kandidati republikan është takuar me kryeministrin Donald Tusk në Varshavë, ku rreth një mijë njerëz ishin mbledhur, disa për të brohoritur kandidaturën e tij e të tjerë me parrualla në mbështetetje të Obamës.
Para se të mbërrinte në Poloni, Romeny vizitoi Izraelin dhe Jeruzalemin e ndër të tjera gjatë vizitës së tij aty theksoi se se diferencat ekonomike midis shtetit hebre dhe territoreve palestineze vijnë dhe për shkak të dallimeve kulturore midis dy popujve. Për kryenegociatorin palestinez Saeb Erekat bëhej fjalë për një tjetër koment racist të kandidatit republikan.
"Palestinezët dhe izraelitët janë vërtet në konflikt, por janë njerëz e deklarata të tilla nuk i shërbejnë kauzës së paqes në rajonin e trazuar"- është shprehur Erekat ndërsa kandidati republikan ra pre e keqinterpretimit dhe keqkuptimit edhe në këtë ndalesë.
Albanian Screen
Add new comment