Liria fetare, DASH: Ja vendet problematike

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi në Uashington raportin mbi liritë fetare në botë. Raporti thekson gjendjen e lirive fetare në vendet myslimane, duke përfshirë Arabinë Saudite, Pakistanin dhe Afganistanin.
Raporti sic ben me dije Zeri i Amerikes gjithashtu rendit shtatë vendet të tjera me shqetësim të veçantë - Kina, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Sudani, Birmania dhe Uzbekistani.
Në Kinë, raporti thotë se ka pasur një përkeqësim të respektimit të lirisë fetare nga ana e qeverisë, përfshi ndaj rajoneve të Tibetit dhe ndaj myslimanëve që jetojnë në rajonin autonom Xinjiang.
Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se në Korenë e Veriut, liria fetare nuk ekziston fare.
Raporti thotë se qeveria kalimtare e Egjiptit ka bërë gjeste në drejtim të pjesëmarrjes më të gjerë, por ka dështuar të mbajë përgjegjëse forcat e sigurisë që godasin kryesisht protestues të krishterë.
Çështje të lirisë fetare mbizotëruan vizitën e Sekretares Clinton në Egjipt në fillim të këtij muaji. Sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton thotë se egjiptianët dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdojnë të presin nga presidenti i ri egjiptian, Mohammed Morsi, që të emërojë një qeveri ku të përfshihen gra dhe të krishterë.
Zonja Clinton tha se të krishterët në Egjipt dyshojnë në se një qeveri e udhëhequr nga Vëllazëria Myslimane do të qeverisë drejtë si për jo-myslimanët edhe për myslimanët. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do ta vlerësojnë qeverinë egjiptiane nga veprimet dhe jo fjalët.
Ballkanweb.com
Add new comment