Korçë, 400 banorë 5 vjet pa ujë

Mbi 400 banorë të fshatit Biranj, që ndodhet vetëm 7 kilometra larg Korçës, vuajnë prej 4-5 vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Lidhjet e jashtëligjshme, humbjet në rrjet dhe shtrirja e fshtatit në rrjetin fundor të ujësjellësit kanë bërë që i gjithë fshati të furnizohet vetëm 1 orë në 24 me ujë. Edhe ai ujë që vjen është tejet i ndotur, në të ka rërë e dhera. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur banorët e fshatit janë prekur nga sëmundje të rënda të zorrëve.
Si mënyrë alternative për furnizimin me ujë banorët e Biranjit kanë gjetur hapjen e puseve por edhe ujit të tyre nuk i janë bërë kurrë analizat fiziko - kimike e bakteriale. Banorët ankohen se situata është tepër e rëndë dhe kërkojnë ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve vendore për përmirësimin e situatës.
Kryeplaku i fshatit, Irfan Nurçe, jashtë kameras, bën të ditur se drejtuesit e ndërmarrjes ujësjellësit-fshat kanë premtuar se do të investohet shumë shpejt për rikonstruksionin e linjës së furnizimit, por deri tani nuk është bërë asnjë hap drejt zgjidhjes së problemit 5-vjecar të banorëve të këtij fshati.
Albanian Screen
Add new comment