Durrës, zbulohen 36 varre të periudhës helenistike

Postuar në 30 Korrik, 2012 11:07

Gërmimet për ndërtimin e një objekti të ri në Durrës, nxorën në sipërfaqe 36 varre të periudhës helenistike, në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar. 
Sipas arkeologëve, varret datojnë nga shek II para erës sonë - shek IV të erës sonë. Specialistët po punojnë për të zbuluar detaje të tjera rreth këtij zbulimi të rëndësishëm. 

Pak ditë më parë kërkimet arkeologjike në zonën e Prespës së Madhe në Korçë nxorën në dritë një shpellë me piktura shkëmbore prehistorike. Ka qenë një ekspeditë shqiptaro-greke ajo e cila ka zbuluar në breg-liqenin e Prespës së Madhe shpellën e quajtur Shpella e Maricës brenda së cilës ndodhen 27 piktura murale të periudhës neolitike, të cilat tregojnë një vendbanim të hershëm jete duke dokumentuar një thesar historiko-kulturor, jo vetëm për këtë zonë, por për gjithë Shqipërinë. S 

Sipas specialistëve kjo shpellë unike, jo vetëm për vlerat që mbart, por edhe për nga lloji i saj është formuar në breg-shkëmbin e Prespës si rezultat i formacioneve kalkare, ndërsa janë krijuar guva dhe streha shkëmbore ku njëra prej tyre paraqet mjaft interes, sepse në të janë vizatuar mjaft figura me bojë të kuqe. 

Pikturat paraqesin figura njerëzore të skematizuara, paraqesin kafshë të ndryshme apo kryqe të brendashkruar, të shkruar "kuturu" në ambientet e brendshme të shpellës. Specialistët i konsiderojnë si me vlera unike. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.