100 mijë euro investim, në 2013 "Marubi" një muze virtual

Postuar në 30 Korrik, 2012 07:28

100 mijë euro do të jenë në dispozicion të dixhitalizimit të Fototekes Kombëtare "Marubi", një bashkëfinancim i UNDP dhe Rajonit të Friuli- Venezia Giulia. Ky projekt pritet të përfundojë në 2013-ën, me ndërtimin e muzeut virtual "Marubi".
Përfaqesuesit e rajonit italian, në takimet me krerët vendorë jane njohur me vlerat dhe pasurinë 150-vjeçare që ka kjo fototekë.

"Objektivi ynë është që të realizojmë brenda vitit 2013 muzeun virtual te "Marubit", që ti drejtohet të gjithë atyre njerëzve në Europë e botë, që të vlerësojnë fotografitë më të rëndësishme në Ballkan. Ky projekt synon tu adresohet edhe atyre që kanë si qëllim udhëtimet turistike në këto vende, duke filluar që nga trashëgimia kulturore. Sot 1/4 e popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit dhe kjo ka jo pak vlerë për të përcjellë këteë imazh në sytë e botës. Kjo pasuri fotografike është e rëndësishme për të ruajtur identitetin shqiptar" u shpreh Antonio Giusa, drejtor i Fondit Kulturor në rajonin Friuli.

Fototeka Kombëtare "Marubi" ruan rreth 500 mijë nagativë të fotografëve më të njohur të qytetit të Shkodrës, fotografi që dëshmojnë jetën, historinë dhe kulturën e këtij qyteti, por edhe të Shqipërisë gjatë një periudhe më shumë se 100-vjeçare. 
Fototeka është krijuar në vitin 1970, por në fondet e saj ruhen negative të fotografive që i perkasin një periudhe gati 150-vjeçare, duke nisur nga viti 1858. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.