Raport i brendshëm i FMN: Duhet prerje e re e borxhit grek

“Largimi i Greqisë nga eurozona do ketë pasoja të mëdha negative", thotë kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, në një intervistë të botuar në gazetën "Süddeutsche Zeitung". "Largimi i Greqisë nga eurozona nuk do të zgjidhë problemet në zonën e euros. Përkundrazi. Reputacioni i vendeve anëtare do të dëmtohej, do të kishte pasoja të mëdha negative", thotë z.Juncker
Në të njëjtën kohë, thekson se, Athina duhet, mbi të gjitha, të përpiqet vetë për shpëtimin e saj. "Nuk dua të minimizoj problemet e krijuara nga ana e Greqisë. Ajo ende ka detyrimin për të paraqitur rezultate të dukshme", shton Juncker.
Kreu i Eurogrup kritikon, pa përmendur emra, ata që përsërisin idenë e daljes së Greqisë nga zona e euros, duke thënë se "kush beson se problemi zgjidhet duke përjashtuar ose duke lënë Greqinë të dështojë, nuk ka kuptuar shkaqet e krizës". "Nuk duhet të diskutojnë këtë version, vetëm për t'i shërbyer politikës së brendshme”, shton ai.
“Jo” lëshime të tjera në lidhje me programin e ndihmës për Greqinë, thekson Ministri i Financave, i Gjermanisë, Wolfgang Schauble, në intervistën e tij që dha tek gazeta “Welt am Sontag”. Ministri gjerman, vlerëson se, problemi i dedikohet aplikimit të pamjaftueshëm nga ana e Greqisë, por ndërkaq kritikon diskutimet për daljen e saj nga Eurozona dhe refuzon idenë e ristrukturimit të borxhit, për kreditë e vendeve të Eurozonës.
Ndërsa shkallëzohen presionet gjermane ndaj Greqisë, një raport i brendshëm i FMN-së, i cili është në duart e Komisionit Evropian, nuk lë asnjë dyshim: Programi grek nuk del dhe është e nevojshme “një prerje e re e borxhit për të siguruar qëndrueshmërinë e tij dhe vazhdimin e financimit".
Ndërkaq sot tre liderët politikë grekë pritet të vendosin përfundimisht masat që nevojiten të merren për kursimin e shumës 11,5 miliardë euro në dy vitet e ardhshme, për të zvogëluar deficitin buxhetor nën 3%.
Bankat greke në grevë 24 orëshe
Bankat në gjithë Greqinë janë duke zhvilluar sot një grevë 24 orëshe, reagim që u vendos nga Unioni i Sindikatave të këtij sektori.
Nëpërmjet grevës, kërkohet zbatimi i një politike të re, që ka të bëjë me funksionimin e bankave në kushtet e reja të krijuara në Greqi, të cilat do të fokusohen në:
- Forcimin e ekonomisë reale dhe zhvillimit.
- Mbështetje të nevojave të shoqërisë.
- Krijimin e kushteve për mbrojtjen dhe rritjen e punësimit në vend.
- Mbrojtjen e pensioneve e pagave të punonjësve të bankave.
Ballkanweb.com
Add new comment