Vajzat anti-Putin rrezikojnë 7 vjet burg për këngën

Postuar në 30 Korrik, 2012 07:22

Tre vajzat e "Pussy Riot" rrezikojnë deri në 7 vjet burg. Në gjykatën e Moskës filloi sot gjykimi i Marisë, Nadezhda dhe Yekaterina, tre anëtarët e grupit punk anti-Putin që në muajin shkurt e çuan  protestën e tyre në ambientet e Katedrales së Krishtit Shpëtimtar. Që atëherë ato kanë qëndruuar  në burg, të akuzuara për huliganizëm. 

Në fillim të gjyqit, të treja gratë, Nadezhda Tolokonnikova, Maria Alyokhina dhe Yekaterina Samutsevich, janë futur në sallën e gjyqit me pranga dhe qëndrojnë në bankën e të akuzuarve të rrethuara nga xhama anti plumb. Në seancën e parë, iu përgjigjën një sërë pyetjesh të gjykatësit që përfshinin nivelin arsimor, nënështetësinë apo datëlindjet e fëmijëve të tyre. Gratë përballen me akuzën e huliganizmit, të motivuar nga urrejtja fetare ose armiqësia.

Vendimi për të nisur një proces është tërësisht i pabazuar, sipas mbrojtjes. Kritikët e konsiderojnë  këtë një shfaqje të forcës në bazë të marrëveshjes së ripërtërirë ndërmjet Kremlinit dhe Kishës Ortodokse. "Sipas ligjit në Rusi, ajo që ka ndodhur nuk është subjekt i kodit penal, por i ligjit administrativ. Për incidente të tilla janë dhënë për gjoba deri në 1000 rubla, rreth 30 euro. Struktura e përgjithshme e çështjes mbetet e pajustifikuar. Çdo vendim përveç lirimit do të ishte i paligjshëm",-argumenton mbrojtja. 

Anëtarët e grupitkënduan në ambientet e katedrales një këngë, ku i kërkonin Putinit të largohej duke ndërprerë kështu dhe shërbesën fetare në kishën e Moskës. Viodeoja e publikuar në internet është klikuar disa miliona herë. Për patriarkun Kiril, kreun e kishës ortodokse ruse, gjesti është blasfemik. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.