Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha në Bruksel: Rama fajtor

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 14:24

Kryeministri Berisha foli për mediat pas samitit të Partive Popullore Evropiane të mbajtur në Bruksel, duke përsëritur akuzat ndaj opozitës për dështimin në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Duke vlerësuar raportin e hartuar nga Komisioni për Shqipërinë, Berisha ka ritheksuar se tre ligjet që kërkoheshin për marrjen e statusit u mbajtën peng nga kreu i opozitës.

KE, konkluzionet për Shqipërinë

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 14:22

Për herë të parë Këshilli i lexoi Parlamentit Europian përfundimet e vendeve anëtare përpara votimit të rezolutës për Shqipërinë në seancë plenare. Pas përsëritjes së konkluzioneve, Presidenca qipriote u ndal gjatë tek testi i zgjedhjeve.

PE voton rezolutën për Shqipërinë

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 14:20

Parlamenti Europian votoi në seancë plenare rezolutën për Shqipërinë ku bëhet thirrje për dhënien sa më të shpejtë të statusit kandidat, nëse plotësohen 3 kushtet.

Në rezolutë ndër të tjera PE thekson rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe depolitizimit të administratës publike.

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm konsiderohen si një test pjekurie për demokracinë e vendit. Rezolutat e Parlamentit Europian janë këshillimore e nuk kanë fuqi vendimarrëse për zgjerimin e BE-së.

Haradinaj takon Kurtin

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 03:40

Për më shumë se 1 orë ka zgjatur një takim i dy liderëve opozitarë Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndasia e madhe mes Kurtit e Haradinajt janë qendrimet qendrimet e tyre karshi zhvillimeve politike e ekonomike në Kosovë. Ndërsa Kurti i ka bërë ftesë  Haradinajt për t’u bashkuar rreth misionit për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Thaçi, Haradinaj i ka thënë Kurtit se qëllimi i tij është afrimi me partinë në pushtet në dobi të shtetit.

Kriza, buxheti shkurtim 157 milionë USD

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 03:37

Zakoni i makijazhit të dështimit me buxhetin e shtetit është përsëritur edhe këtë vit. Qeveria miratoi dje aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2012, duke ulur rreth 230 milionë USD të ardhurat dhe rreth 157 milionë USD shpenzimet.

Diferenca, ashtu siç pritej, është marrë nga borxhi, i cili këtë vit pritet të jetë 72 milionë USD më i lartë sesa parashikimi. Kriza ekonomike, edhe pse mundohet të fshihet nga zyrtarët, është pasqyruar qartë zyrtarisht në ndryshimet e buxhetit.

Censusi, Pollo: Asnjë surprizë rreth etnisë. Sharlatanët shëtitës e morën përgjigjen

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 03:35

INSTAT ka publikuar sot rezultatet e CENSUS-it. Ministri i Teknologjise dhe Invovacionit, gjate fjales se tij ne kete konference ka deklaruar se rezultatet e tij dhe besimi te liria e te anketurave i dhane pergjigje sharlataneve shetites.

Bankat , fajtore pse janë fitimprurëse?

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 03:33

nga Ersuin SHEHU

Gjatë muajve të fundit sistemi bankar është përballur me ankesa publike, kryesisht nga përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe nga publiku i gjerë, që shprehen se bankat

Vetro Energy konfirmon pagesën 170 mln euro

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 03:31

Kompania amerikane fituese në tenderin për privatizimin e gjigandit të naftës Albpetrol, “Vetro Energy” ka kryer pagesën e 20 % të garancisë së kontratës. Kompania ka deklaruar se është bërë pagesa prej 170 milionë euro e kërkuar si garanci e kontratës.

21 janari, Gjykata: Riverifikim ekspertizës së Çardakut

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 12:18

Gjykata ka vendosur riverifikimin e ekspertizes se bere nga eksperti mjeko ligjor Ndoc Çardaku per 21 janarin, i cili rikonfirmoi  se Ziver Veizi u vra në një plumb rikoshet gjatë demonstratës së 21 janarit 2011.

Prokurori i ceshtjes ka deklaruar se ai nuk ka pergatitjen e duhur per kete, ka dale jashte komopetences se tij dhe ka kerkuar riekspertim te ceshtjes.

Rama: Ja 5 pikat për të nxjerrë fermerët nga kriza

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 12:16

“Po vazhdoi kështu ne u mbytëm fare”  ky ishte mesazhi që kreu opozitës Edi Rama mori nga tregtarë e prodhimeve bujqësore, në një prej tregjeve me shumice të produkteve bujqësore në Lushnjë.

Një grup tregtarësh i pohuan  Edi Ramës rënien dramatike të fuqisë blerëse, të cilës i bashkohen edhe çmimet e larta të naftës, të plehrave kimike, dhe në përgjithësi të të gjithë inputeve bujqësore.

Të gjithë fermerët që takon kreu i opozitës në këtë treg ngrejne shqetësimin e çmimet e rritura të naftës, të plehrave dhe të farërave, te cilat rrisin kostot.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara