21 janari, Gjykata: Riverifikim ekspertizës së Çardakut

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 12:18

Gjykata ka vendosur riverifikimin e ekspertizes se bere nga eksperti mjeko ligjor Ndoc Çardaku per 21 janarin, i cili rikonfirmoi  se Ziver Veizi u vra në një plumb rikoshet gjatë demonstratës së 21 janarit 2011.

Prokurori i ceshtjes ka deklaruar se ai nuk ka pergatitjen e duhur per kete, ka dale jashte komopetences se tij dhe ka kerkuar riekspertim te ceshtjes.

Nje seance me pare eksperti i Policisë Shkencore, Çardaku, iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë në lidhje me ekzaminimin e rrobave të viktimës Ziver Veizi. Gjatë përgjigjeve të tij, eksperti i mëshoi bindjes që dy pjesëzat e drurit të gjetura në vrimën e dëmtimit të këmishës së viktimës Ziver Veizi janë transportuar aty nga predha e plumbit.

Përgjigjet e ekspertit hasën shpesh në kundërshti të forta të përfaqësuesve të akuzës, çka shfaqi nevojën e ndërhyrjes së trupit gjykues për të qetësuar situatën. Eksperti Çardaku iu përgjigj pyetjeve të mbrojtësve të të pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo e Margarit Kume. Në atë seancë eksperti tha se gjatë këqyrjes mikroskopike të një dëmtimi të këmishës së viktimës Ziver Vezizi janë konstatuar dy mbetje të ngurta, copëza druri, të ngjitura me fibrat e këmishës të drejtuar nga jashtë-brenda.

Me kërkesë të prokurorëve, eksperti Ndoc Çardaku shpjegoi procedurën e këqyrjes së rrobave të viktimës Veizi. Çardaku tha se gjithë procesi i ekzaminimit është filmuar dhe një kopje e CD-së që zotërohej edhe prej tij. Në vijim, prokurorët i drejtuan ekspertit pyetje teknike, duke vënë në dyshim dijeninë e tij mbi balistikën. Eksperti u shpreh se kishte dijeni, me argumentin “jam mjek ligjor dhe balistika ka lidhje me balistikën mjekoligjore”. Para trupit gjykues, eksperti pohoi edhe një herë se pjesëzat mikroskopike të drunjta të gjetura në këmishën e viktimës ishin sjellë aty nga predha e plumbit.

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.